E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

Apple po heq aplikacionet e vjetëruara dhe për këtë ka një sqarim

Gjiganti i teknologjisë, Apple i cili ka fshirë aplikacionet që nuk marrin më përditësime, ka sqaruar se aplikacionet e vjetruara po hiqen nga App Store pasi askush nuk po i shkarkonte ato.

Sipas medieve të huaja, Apple tha se aplikacionet që nuk janë përditësuar brenda tre viteve të fundit dhe nuk arrijnë të përmbushin një prag minimal shkarkimi po njoftohen përmes një emaili se aplikacione i tyre është identifikuar për heqje të mundshme nga App Store.

Në këtë rast sipas njoftimi të tyre aty bëjnë pjesë aplikacionet që nuk janë shkarkuar fare ose janë shkarkuar pak herë gjatë një periudhe 12 mujore.

Ndonëse Apple do të heqë aplikacionet e vjetruara nga App Store, çdo aplikacion i shkarkuar më parë do të mbetet në pajisjet e përdoruesve.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra