Një komunikim i brendshëm njofton punonjësit e Apple për ndryshim rregullash për smart working, duke nisur nga shtatori. Mbetet vullnetare puna nga shtëpia për dy ditët e tjera
Rikthim në punë, edhe në ato zyra kur në fillim të pandemisë u mor vendimi për të punuar në distancë (smart working) në mënyrë radikale. Apple u ka nisur një njoftim të brendshëm punonjësve, me rregulla të reja që do të zbatohen nga shtatori. Të gjithë do të kthehen në tryezat e punës në zyrë, për të paktën tre ditë në javë – shkruan Ceo i Apple, Tim Cook. Për dy ditët e mbetura, secili mund të zgjedhë nëse do të punojë në shtëpi ose jo. Vetëm në rastin se do të duhet të merret me detyra që kërkojnë praninë në zyrë “me kohë të plotë”. Por është edhe mundësia për të bërë kërkesë për të punuar në distancë për dy javë në vit (por duhet të marrë miratimin nga drejtuesi).
“Pavarësisht asaj që mundëm të bëjmë ndërkohë që punonim në shtëpi, e vërteta është se kemi humbur diçka të rëndësishme vitin e fundit – vetveten – shkruan Tim Cook, siç raporton The Verge. – Videokonferencat shkurtuan distancën mes nesh, sigurisht – por disa gjëra nuk mund të zëvendësohen. E di se nuk jam i vetmi të cilit i mungon gjallëria e punës, energjia, kreativiteti dhe bashkëpunimi në takimet ballë për ballë, si dhe ndjesia e komunitetit që kemi ndërtuar”.



