E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

ALTUN ILI – VENDI I ARIT

Një nga nahijet e sanxhakut të Shkodrës, që u krijua pas pushtimit osman në qytetin me të njëjtin emër (Shkodrës) më 1479. Nahija e Altunit përfshinte në juridiksionin e vet fshatrat brenda trekëndshit Gjakovë – Junik (asokohe Lunik) – Tropojë.  Sipas Defterit të Regjistrimit të Sanxhakut të Shkodrës të vitit 1485  Altun përfshinte 53 fshatra, midis të cilave edhe vendbanime të tilla si Tropojë, Junik etj. Edhe një shekull më vonë, gjithnjë sipas regjistrimeve osmane, Altun figuron  si nahije e veçantë  në përbërje të Sanxhakut të Shkodrës, veçse këtë herë me një numër gati të përgjysmuar  të fshatrave (33 fshatra). Ndërsa më 1485 fshtatrat e Altunit nga pikëpamja e statusit pronësor u përkisnin dy zeameteve, më 1581 ato ishin pjesë e një timari.1

Prof. Dr. Ferit DUKA

                                                                                           Historian

_______________________

1. Prof. Dr. Ferit Duka. Altun Ili (Vendi i Arit). Za në “Fjalorin Enciklopedik Shqiptar. Vëllimi I. Botim i ASHSH. Tiranë. 2008. fq. 61.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra