TOKIO, 9 janar /ATSH-ANSA/ – Në ankandin tradicional të fillimvitit në tregun e peshkut në Tokio, toni i kuq më i mirë u ble për pak më shumë se 36 milionë jen, ekuivalente me 257 000 euro, më shumë se dyfishi i vlerësimit të janarit 2022.
”Peshku 212 kilogramë, i kapur në portin e Oma, në prefekturën veriore të Aomorit, tejkalon kuotimin e vitit të kaluar prej 16,8 milionë jenësh, një sinjal”, sipas operatorëve.
Presidenti i konglomeratit ushqimor ”Yamayuki” dhe kreu i kompanisë që menaxhon zinxhirët e sushit, Ginza Onodera, fitues të përbashkët me ofertën më të madhe, u shprehën të kënaqur, duke shpresuar për një përmirësim gradual të kërkesës gjatë sezonit për të gjithë sektorin.



