E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

20% e makinave BMW do të jenë elektrike deri në vitin 2023

Gjigandi gjerman i prodhimit të automjeteve, BMW, synon që të rrisë numrin e makinave elektrike. Sipas shefit ekzekutiv të kompanisë, deri në vitin 2023 synohet që 20% e automjeve BMW të jenë elektrike.

“Jemi duke rritur ndjeshëm numrin e automjeteve elektrike. Ndërmjet periudhës 2021 deri në 2023, do të ndërtojmë çerek milioni më shumë makina elektrike nga sa e kishim planifikuar fillimisht”, tha Oliver Zipse për të përditshmen gjermane Augsburger Allgemeine.

BMW synon që 1 në 5 makina që do të shesë të jetë elektrike, duke u përshtatur kështu me teknologjinë e së ardhmes në fushën e automjeteve.

Por shefi ekzekutiv bën thirrje që të zgjerohet akoma më shumë infrastruktura me aparaturat për karikimin e këtyre makinave.

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra