E mërkurë, 18 nëntor 2026

Rubrikat

Mbështet Limit.al

10 njerëzit më të pasur në planet

  • Elon Musk është aktualisht njeriu më i pasur në botë, me pasuri neto totale 198 miliardë dollarë, më 21 shtator 2021
  • Jeff Bezoz renditet i dyti, me pasuri neto 194 miliardë dollarë

Vlera neto e kombinuar e 10 njerëzve më të pasur të planetit është 1.4 trilionë dollarë. Për të krijuar një ide është pak a shumë me të njëjtën madhësi të PBB-së së Australisë.

Cilët janë këta njerëz super të pasur dhe cili është burimi i pasurisë së tyre? Më poshtë është një vështrim i 10 njerëzve më të pasur në planet dhe se si i kanë fituar miliardat e tyre.

Cilët janë ata që bëjnë pjesë në klubin 100 miliardë dollarësh?

Aktualisht, Elon Musk është më i pasuri i të gjithëve, me vlerë neto totale 198 miliardë dollarë. Bëhet fjalë për 60 miliardë dollarë më shumë krahasuar me mesataren e gjithë grupit prej 138 miliardë dollarësh. Kjo nuk është befasuese nëse marrim në konsideratë ecurinë e mirë të aksioneve të Tesla në vitet e fundit.

Ndërkohë që shumë skeptikë presin që flluska e Tesla-s të shpërthejë – duke përfshirë edhe investitorin e famshëm Michael Burry – vlera e shoqërisë automobilistike vijon të rritet.

Me tregun aktual të kapitalizimit prej 768 miliardë dollarësh, Tesla vlen më shumë se 6 prodhuesit më të mëdhenj të automobilave së bashku.

Musk i zuri vendin Jeff Bezos, i cili vetëm pak muaj më parë mbante titullin e njeriut më të pasur në botë. Megjithatë vlen të theksohet se gjërat mund të ndryshojnë sa hap e mbyll sytë, duke qenë se dy miliarderët qëndrojnë vazhdimisht pranë.

I treti në renditje është Bernard Arnault, CEO i konglomeratit të markave luksoze Louis Vuitton Moët Hennessy (LVMH), i cili zotëron Louis Vuitton, Dior, Fendi, Loro Piana dhe Bulgari. Arnault është njeriu më i pasur në Europë, dhe në të vërtetë për një periudhë të shkurtër në maj u bë dhe njeriu më i pasur në botë.

Nëse i hedhim një sy klasifikimit, dalin në pah dy tendenca të dukshme:

  • Pjesa më e madhe e këtyre miliarderëve bëjnë pjesë në sektorin teknologjik, përveç Bernard Arnault e Warren Buffett
  • Të gjithë njerëzit më të pasur (burra) jetojnë në Amerikë, përveç Arnault.

Duke marrë në konsideratë se sektori teknologjik amerikan është i destinuar të rritet në vitet e ardhshme, ka shumë gjasa që miliarderët teknologjikë amerikanë do të vijojnë dominimin e tyre në të ardhmen e afërt.

/ Visual Capitalist

Të fundit

  1. Aktualitet

    Rekord në Ballkan/ 11,4 mijë studentë nga Shqipëria studiojnë jashtë, kryesoisht në Itali e Gjermani
  2. Aktualitet

    Prishtina shtrenjton parkimin, deri në 20 Euro për një ditë në qendër
  3. Aktualitet

    Shqipëria dhe Kosova forcojnë bashkëpunimin për shpëtimin në male
  4. Aktualitet

    Bota përballet me mungesë financimi prej 30 trilionë Eurosh
  5. Aktualitet

    Turizmi botëror drejt rekordit: 1.57 miliardë mbërritje më 2026

Më shumë nga Zëra