“Ti, do të dalësh mësues, po do të bëhesh edhedrejtor…”,-më tha profesori im, Shefik Osmani
Në shtatorin e vitit 1962, pasi ma kishin miratuar tëdrejtën për të vazhduar shkollën e mesme, morarrugën nga vendlindja ime, fshati Zogaj i Malësisë sëGjakovës (Tropojë), për në qytetin e Shkodrës. Nukkisha qenë ndonjëherë atje dhe kërshëria ime ishtemjaft e madhe. Udhëtova i hipur në karrocerinë e njëmakine transporti. Me vete mbaja edhe një valixhe prejdërrase, ku kisha futur pak bukë e djathë e rroba tëthjeshta vetjake. Bashkë me mua ishin në atëkarroceri makine edhe 20 veta të tjerë, nga të cilëtasnjëri nuk do të vinte në shkollën, për ku ishadrejtuar unë.Rruga ishte prej kalldremi dhe vëreja se shpesh kalonim në vende të rrezikshme. Udhëtimi ynëzgjati 16 orë, sa një të riu si unë, në atë kohë, tani nuki besohet. Isha shumë i gëzuar, se më kishte dalëbursa për të ndjekur mësimet në shkollën e pedagogjike 2-vjeçare “Tre Heronjtë”, në Shkodër. Pasi u paraqita aty dhe u regjistrova rregullisht, fillova menjëherë mësimet. Përveç mësuesve tëlëndëve të ndryshme, më treguan se drejtor i shkollësishte një shkodran, me emrin Shefik Osmani. Sapo e pashë atë, më tërhoqi vëmendjen veshja e tij estetikedhe fytyra, në dukje serioze, por që “fshihte” brendasaj vetëm mirësi. Sigurisht edhe kjo gjë më ngrohushpirtërisht e ma shtoi kënaqësinë, që kisha shkuarnë atë shkollë dhe nesër do të bëhesha mësues përmalësorët e vegjël të vendlindjes sime.Mësuesit tanëose profesorët, siç i quanim ne, ishin disa. Ndër ta, kujtoj me nderim Manol Tasellarin, Terezina Gjeloshin, Fadil Krajën, Hamit Boriçin, Mikel Kokën e të tjerë. Mëvonë, disa prej tyre dhanë leksione në Institutin e Lartë Pedagogjik “Luigj Gurakuqi” dhe nëUniversitetin e Tiranës.Në atë kohë, kisha e murgeshave ishte kthyer në konvikt, ku flinim ne nxënësit pedagogjikas dhe drejtor kishim Musa Krajën.Drejtori ynë, Shefik Osmaini, nga paraqitjadukej mjaft i rreptë, sikur “nuk di të qeshë”! Por, ama, në shpirt ishte shumë zemërgjerë, i dashur, fisnik e largpames. Pse i them unë këto, tani pas kaq vitesh? Sepse i kam përjetuar e provuar vetë, në atë kohë. Ja, po rikujtoj një rast…Pa i mbushur ende tri javë, shkova për në zyrën e drejtorit. Trokita lehtë në derë.Nga brenda dëgjova një zë të fortë, urdhërues, si i njëkomandanti ushtarak: “Hyr!” U futa në drejtori, paksa indrojtur. E përshëndeta atë me respekt dhe, menjëherë, drejtor Shefiku m’u drejtua me një zëdashamirës: “Urdhëro, koleg!…”. Kjo fjala “koleg”, m’u duk shumë e madhe. Megjithatë, nuk e zgjata dheiu drejtova me një zë paksa lutës: “Shoku drejtor, unëdua të shkoj në Tropojë, në fshatin tim Zogaj…”. “Pse?”–më pyeti ai me një zë qortues dhe paksa ihabitur, ndoshta, duke menduar që do ta ndërprisjashkollën! “Jam mërzitë për babën, nanën dhe motrat, se jam vëllai i vetëm i tyre dhe i kam shumë larg…”.Drejtori më kapi përdore, me afroi pranë vetes dhe, duke ma hedhur dorën e tij mbi supe, m’u drejtua me dashamirësi: “Sa herë që të dëshirosh, pra që tëmarrë malli për familjen tënde, ke leje nga unë…Ti, sot je nxënës, por nesër do të bëhesh vetë mësues dhe nëtë ardhmen drejtor…”.Fjalët e tij aq të ëmbla e nxitësepër mua, ma ngrohën zemrën dhe sa e sa herë m’ukanë kujtuar gjatë jetës sime, kur u bëra jo vetëmmësues, por edhe drejtor gjimnazi, siç e parashikoime largpamësi drejtori im i paharruar, prof. ShefikOsmani. I çliruar krejtësisht nga shqetësimi, që kishanë vetën time, dëgjova përseri zërin dashamirës, qëmë ftoi: “Eja të shkojmë bashkë, në veprimtarinëletrare, që po e organizon klasa e dytë-D…”.Ashtu, dora-doras, u nisëm për ta parë atë shfaqje.
…Pasi e mbarova, me nota shumë të mira, shkollënpedagogjike 2-vjeçare të Shkodrës, u ktheva nëvendlindje dhe nisa detyrën e nderuar të mësuesit. Po nuk iu ndava shkollës. Dhashë provimet me korrespndencë dhe përfundova pedagogjiken 4-vjeçare. Përsëri aty e kisha prof.Shefikun drejtor. Por, tashmë, ishim edhe kolegë dhe ia kujtova atij atofjalët, me të cilat më ishte drejtuar, kur isha nxënës, pra “koleg”. Me shaka, në atë kohë, ai më pyeste, përpara kolegëve të mi: “Hë, Ibrahim, a don përsërileje, që të shkosh në Tropojë dhe të shohësh prindërite motrat?”Kur isha student dhe ndoqa FakultetinGjuhe-Letërsi Shqipe, në Institutin e Lartë Pedagogjik, po në Shkodër, kisha profesor për lëndën e drejtshkrimit, prof.dr. Tomor Osmanin, vëllain e drejtorShefikut. Gjithashtu, gjithnjë, për atë ruaj respekt tëveçantë.Bashkepunimin me profesorin e nderuarShefik Osmani, i cili punonte në ato vite në Insitutin e Lartë Pedagogjik, e vazhdova edhe më tej. Ende e kamnë kujtesë atë, në një sesion shkencor, organizuar nëKrujë. Pas leximit të kumtesave, ditën e dytë ndoqëmorë mësimi shembullore, në grupin e dytë të njëkopshti fëmijësh. Bëhej fjalë për pushtimin fashist tëvendit tonë. Në analizën e mësimit, disa kolegë u shprehën se qëllimi u arrit, sepse fëmijët flisnin “me urrejtje” ndaj pushtuesve, duke thënë se ata duhenvrarë me armë…Profesor Shefiku iu drejtuapjesëmarresve: “Fjalën e ka ish-nxënësi im, nëshkollën pedagogjike të Shkodrës. i cili, besoj, do tëna bindë, si ju dhe mua”. Më tej, ai vijoi: “Pra, nathuaj, Ibrahim, se ku ishte pjesa më kulmore e mësimit”? “Po,-iu përgjigja unë.-Mendoj se pjesa mëkulmore ishte, kur vajza 5-vjeçare, Drita, tha se “unëarmikun do ta peshtyjë në fytyrë”. Pra, kaq fuqi ka fëmija, sepse armën nuk mundet ta mbajë dhe as tapërdorë”. Profesor Shefikut i shëndriti fytyra, sigurishtduke ndjerë kënaqësi nga përgjigja e një ish-nxënësitë tij.Më vonë, unë isha një ndër bashkëspunëtorët e rregullt të gazetës “Mësuesi”, botim i Ministrisë sëArsimit e Kulturës, ku profesor Shefiku ishte disa vjetredaktor. Kështu, vërtet, atij i doli parashikimi, se unëu bëra mësues dhe disa vjet drejtor gjimnazi nëvendlindje. Bshkëpounova me disa gazeta të kohësdhe drejtova botimin e dy gazetave lokale. Gjithshtu, lexova kumtesa në veprimtari të ndrysahme, brenda e jashtë vendit, me përmbajtje pedagogjike e psikologjike, por dhe disa nga ato u botuan nëpërlibra të ndryshëm. E solli rasti që, bashkë me prof. Shefikun, prof. Nuri Abdiun, prof. M.Krajën etj., të ishadhe në veprimtari, që u organizuan në Prishtinë. …Nëkujtesën time kanë mbetur të pashlyera edhe vizitat e këndshme në shtëpinë e prof. Shefik Osmanit, ku kamgjetur bujari e respekt edhe nga bashkëshortja e tij, Urti Osmani,”Mësuese e Popullit”.Siç dihet nga tëgjithë, njeriu ikën fizikisht nga kjo jetë. Por ka rëndësishumë të madhe, kur lë pas një veprimtari të gjerë dhetë nderuar, ashtu si prof. dr. Shefik Osman(1923-2012), i cili ka mbetur gjithnjë shembull dhe burim frymëzimipër brezat.
Ibrahim Hajdarmataj
Kryetar OJF”Arsimtareve”
Tel:0692469145 Email:ibrahimhajdarmataj@yahoo.com