Nga Refik Hasani
Në krahinën e Preshevës ka diskriminim, kurse pakica Serbe në Kosovë i gëzon të drejta më të larta në Evropë
Deklarata e ditës së sotme/04.07.2022/ kryeministres së Serbisë Ana BËRNABIQ, deklaron:
,,se vendimi i fundit i Kosovës për targat është -vetëm një formë tjetër presioni ndaj serbëve të Kosovës”.
Duke ia kujtuar znj.BËRNABIQ, dhe gjithë Opinionit të gjërë se qytetarët shqiptarë të Medvegjës,Bujanocit dhe Preshevës,dhe gjithëandej Serbisë, jan duke u përballur me pasivizimin e adresave një pastrim etnik, jan duke u diskriminuar përkundër që kan mbajtur Referendumin më datën 1 e 2 Mars 1992, kan organizuar kryengritjen ushtarake-luftën çlirimatare nga UÇPMB-ja, dhe marrëveshja e Konçulit. Jan komuniteti më i shkelur, cenuar mohuar të drejtën elementare individuale dhe kolektive në Evropë. Në Preshevë është hequr dhunshëm Lapidar i Dëshmorëve të UÇPMB-ës, në vitin 2013, dhe ende nuk është kthyer në vendin e vetë. Shqiptarët nga kjo Krahinë, nuk gëzojn asnjë të drejtë në përdorim të Gjuhës,Simboleve dhe përfaqësimit në instanca qendrore sikurse që ka diskriminim në investime kapitale.
Kurse pakica Serbe në Republikën e Kosovës i gëzo të gjithë të drejtat që askund asnjë pakicë kombëtare nuk i gëzon këto të drejta në Evropë.
4 korrik 2022