Sipas rezultateve të numëruara preleminare nga komisionerët e vendvotimit nr.6 në Tërnoc, Koalicioni i Shqiptarëve të Luginës (KSHL) ka siguruar gjithsej 698 vota nga 610 vota të nevojshme dhe kështu ka siguruar një mandat në Parlamentin e Serbisë.
Në këtë vendvotim ku është votuar për të pesten herë me radhë, të drejt vote kanë patur gjithsej 1.089 qytetarë.
Sipas radhitjes së listës së KSHL-së, Shaip Kamberi, do të jetë në postin e deputetit të Luginës së Preshevës në legjislaturën e tanishme të Kuvendit të Serbisë.
Përveç KSHL-së vota kanë marrë edhe SNS 1 votë dhe 7 SPS.