Shumë njerëz marrin çdo ditë suplemente për të përmirësuar shëndetin  e përgjithshëm, por a ndihmojnë ato në të vërtetë? Cilat janë anët e rrezikshme dhe cilat suplemente duhet të merrni?

AgroWeb.org bazuar në këshillat e ekspertëve, ju njeh me ato çfarë duhet të dini përpara se t’i përdorni rregullisht suplementet.

Pse duhet të merrni suplemente?

Sipas ekspertëve të shëndetit, njerëzit duhet të marrin suplemente sepse ato mund të ndihmojnë në plotësimin e boshllëqeve në regjimin ushqimor.

Shumë njerëz nuk kanë një regjim të ekuilibruar, gjë që mund të shkaktojë mangësi në vitamina dhe minerale.

Suplementet mund të ndihmojnë në sigurimin e këtyre lëndëve ushqyese, duke përmirësuar shëndetin e përgjithshëm.

Përveç kësaj, disa suplemente kanë veti anti-inflamatore, të cilat mund të mbrojnë kundër sëmundjeve kronike.

Megjithatë duhet të dini se suplementet nuk duhet të merren si zëvendësues për vaktet. Sepse kështu ju sërisht mund të humbsni shumë lëndë të rëndësishme ushqyese.

Çfarë duhet të dini përpara se të merrni suplemente

Para se të merrni një suplement shëndetësor, duhet të dini disa pika kyçe.

E para është të konsultoheni gjithmonë me mjekun tuaj përpara se t’i shtoni ato në regjimin tuaj.

Së dyti, merrni parasysh qëllimet dhe nevojat shëndetësore që keni, në mënyrë që të gjeni një produkt i cili do t’ju përshtatet më së miri.

Është gjithashtu e rëndësishme të zgjidhni një suplement që përmban përbërës natyralë.

Kështu do të korrni përfitimet shëndetësore që iu duhen dhe të shmangni çdo konservues ose shtesë, që mund të jetë i dëmshëm për shëndetin tuaj.

Kur merrni suplemente dhe vitamina, është thelbësore të dini se çfarë ndërveprimesh, pozitive dhe negative, mund të ndodhin në trupin tuaj.

Sigurohuni gjithmonë që vitaminat dhe suplementet të jenë e një cilësie të lartë.

Si të përcaktoni se cilat suplemente janë të duhurat për ju

Të kuptoni mirë nevojat shëndetsore dhe të diskutoni opsionet me mjekun tuaj, është pikënisja.

Pra, nëse trupi juaj është i ndjeshëm ndaj kafeinës ose stimuluesve të ngjashëm, atëherë do të ishte mirë të zgjidhnit diçka që përmban më shumë barishte natyrale.

Filloni të shihni dhe të vlerësoni opsionet e ndryshme që iu ofrohen dhe bëni kërkime specifike për përbërësit që ato përmbajnë, të cilët nuk do të dëmtojnë shëndetin tuaj.

Efektet dhe përfitimet e përdorimit të suplementeve

Suplementet me fruta, perime dhe zarzavate

Një përfitim befasues i përdorimit të tyre është se mund të zvogëlojë rrezikun e sëmundjeve të rënda e madje edhe të vdekje të parakohshme.

Kjo është veçanërisht e vërtetë për produktet që përmbajnë sasi të mjaftueshme të të treja kategorive.

Suplementet që luftojnë inflamacionin

Inflamacioni kronik është rrënja e të gjitha të këqijave, pasi mund të shkaktojë edhe probleme më serioze si sëmundjet e zemrës, kanceri, diabeti dhe çrregullime mendore.

Marrja e një suplementi që përmban anti-inflamatorë të fuqishëm si shafrani i Indisë ose zhenxhefili, mund të ketë efekte befasuese.

Suplementet për shëndetin e sistemit tretës

Mikrobioma e zorrëve përmban miliona neurone që ndërveprojnë me pjesë të tjera të trupit përtej traktit tretës.

Kjo do të thotë se marrja e një suplementi mund të ketë efekte befasuese në përmirësimin e shëndetit mendor dhe jo vetëm.