Ministria e Mbrojtjes e Ukrainës pretendon se Rusia ka pësuar 23,000 humbje të personelit ushtarak që nga fillimi i luftës, raporton BBC, përcjell “Bota Sot”
Ministria ukrainase pretendon se që kur Rusia pushtoi më 24 shkurt, ushtria ukrainase ka shkatërruar:
986 tanke
2418 mjete luftarake të blinduara
435 sisteme artilerie
189 avionë
tetë anije
155 helikopterë
Gjithashtu, në raport thuhet se Rusia përjetoi humbjet më të mëdha në Ukrainën lindore.
Vlerësimet e humbjeve ushtarake ruse ndryshojnë shumë, por Moska e ka pranuar më parë se ka pësuar “humbje të konsiderueshme të trupave” gjatë pushtimit.