Annalena Baerbock do të ndalet edhe në Kosovë. Ajo aty do të takohet ndër të tjera edhe me presidenten Osmanin dhe kryeministrin Kurti.
Është hera e parë që ministrja e Jashtme gjermane, Baerbock bën një udhëtim në rajonin e Ballkanit Perëndimor.
Qeveria aktuale gjermane është e para që i ka dhënë Ballkanit Perëndimor një rëndësi qysh në marrëveshjene koalicionit. Në fillim të marsit Baerbock emëroi ish-deputetin e gjelbër, Manuel Sarrazin, si të ngarkuar special për Ballkanin Perëndimor, duke e forcuar kështu ekipin e saj për rajonin e Evropës Juglindore.
Gjatë vizitës së saj në Kosovë, Baerbock do të përurojë të premten, 11.03.22. Parkun e Energjisë me Erë në Bajgorë, i cili është ngritur me mbështetjen e Gjermanisë dhe është investimi më i madh i huaj individual në Kosovë deri më sot, Energjitë e ripërtërishme dhe mbrojtja e ambientit janë në fokus të politikës së jashtme gjermane, që kur atë e kanë marrë në dorë Të Gjelbrit. Tema të tjera veç tyre, janë të drejtat e gruas, forcimi i shoqërisë civile. /D.W/ ANILA SHUKA/