Nga Agron SHABANI  – Gjermani

Lufte përgjakshme dhe shkatërrimtare në Ukrainë, e nxitur dhe shkaktuar nga Rusia, gjegjësisht nga Presidenti Putin dhe aparati i tij ushtarako-policor në Kremlin: Sipas të gjitha gjasave, do mbyllët ose përfundoi me “status quonë” e përkohëshme ushtarake dhe politike në formën ose profilin e ndarjes së mevonshme të Ukrainës Juglindore, gjegjësisht, proruse, dhe të Ukrainës Veri-Perëndimore ose Ingermanike, në anën tjetër të Lumit Dnjepër.
Kjo në radhë të parë për faktin se ushtria ose forcat mbrojtësse të Ukrainës, nuk janë në gjendje t’i bëjnë ballë makinerisë së fuqishme luftarake ose ushtarake të Rusisë, e cila njërën pas tjetrës, po i bimbardon, shkatërron dhe okupon (pushton) fabrikat, industrinë dhe qytetët kryesore të Ukrainës.
Ndërkaq, SHBA-së, Natoja, UE-së ose Perëndimi, edhe përkundër retorikës ose oratorisë së “zjarrtë”, si dhe bllokadave ose sanksionëve të përgjithshme finansiare, tregtare, ekonomike dhe të tjera kundër Rusisë: Për çastin ose momentin si duket nuk e kanë vullnetin, as guximin, as kurajon dhe as interesin për t’u angazhuar ushtarakisht në luftën e Ukrainës, që do nënkuptonte (ndoshta) edhe përplasjen nukleare ose atomike në mes Natos dhe Rusisë dhe fillimin e Luftës së Tretë Botërore.
Pa i harruar edhe prononcimet ose deklaratat e pamatura, paradoksale, antishkencore, pseudohistorike, spkekuative, anarkoteorike, reaksionare dhe anakronike të z. Putin dhe aparatit të tij burokratik ose oligarkist në Moskë mbi popullin e Ukrainës si popull artificial ose johistorik, të ngritur ose sajuar nga Lenini, Trocki, Buharini, Stalini, Hrushçovi, Pllehanovi dhe të tjerë së bashku me luftën e egër subverzive, psikologjike dhe proagandistike e Kremlinit ose Moskës zyrtare mbi si thuhet “denacifikimin dhe dekolonializimin e Ukrainës Perëndimore” etj.
U mor vesh se edhe oratoria ose retorika e ashpër dhe tepër brutale e Presidentit Putin -ndaj SHBA-së, Britanisë së Madhe, Gjermanisë, Natos ose Perëndimit, nuk ka të bëj fare me realitetin.
Dhe, aq me pak me gjuhën ose diplomacinë e kualifikuar, elokuente, racionale, intelektuale, profesionale dhe intelegjente të liderit të një superfuqie të globit, dhe doktori të shkencave ushtarake, ose juridikeo-politike, siç është Presidenti i Rusisë, Vladimir Putin.
Ndërkohë që edhe roli, pozicioni ose qëndrimi neutral ose indiferent, gjegjësisht indikativ dhe simptomatik i Kinës dhe Indisë (gjithashtu fuqi të njohura nukleare ose atomike, sëcila prej tyre me afro 1.5 miliar banor), Pakistanit etj., e bëjnë akoma me të paqartë zgjedhjen e formulës ose ekuacionit të ndërlikuar ushtarak (luftarak), strategjik ose gjeopolitik në Ukrainë.
Shtoja këtu edhe lumenjt e pafund të regugjatëve të luftës nga Ukraina së bashku me viktimat e panumërta të popullsisë civile, demët ose shkatërrimet e shumëta materiale, infrastrukturale, ekonomike etj.
Dhe, çka (çfarë) po kërkon në të vërtetë Rusia e Vladimir Putinit në Ukrainë ?
Ukraina me afro 45 milion banor, për nga hapësia ose sipërfaqja e pëgjithshme tokësore, përafërësisht ështe dy herë me e madhe se sa Gjermania me mbi 83 milion banor, apo Britania e Madhe me afro 7O milion banor si për shëmbull.
Rusia ndërkaq, me afro 145 milion banor, nën zotërimin e saj i ka mbi 1/8 ose afro 1/4 e hapësirës jetësore, ose sipërfaqës së përgjithshme tokësore ose gjeografike të globit.
Me fjalë tjera, resurset ose pasuritë e panumërta tokësore dhe nëntokësore, respektivisht bujqsore (agrare), xehëtare, metalurgjike dhe të tjera të Rusisë dhe Ukrainës, e tajkalojnë numrin ose shifrën e resursëve ose pasurive të gjithëmbarëshme (globale ose universale) të globit tonë tokësor.
Ndërkohë që lufta e përgjakshme dhe shkatërrimtare në Ukrainë, siç mund të mësohët ose kuptohët nga logjika ose kronologjia e ngjarjeve ose zhvillimëve të përgjithshme tektonike dhe dramatike atje: Po zhvillohet për tokë, teritore ose rajone të ndryshme pjellore, strategjike etj….Apo, mos ndoshta për diç (diçka) tjetër që e dijnë mëse miri intelegjenca amerikane, angleze (britanike), gjermane, franceze, italiane etj.
Në Ukrainë, gjithashtu thuhet se ndodhën resurset ose rezervat e panumërta të grurit, misrit, mjaltit, mishit, djathit, patatës, domatës, fasulës, specave, lakëres, hekurit, plumbit çelikut, boksitit, linjitit, bakrit, aluminit, arit, argjentetit, urani të papërnuar etj.
Në kuader të “botës globale”, ose “tregut global” të mallërave, finansave dhe kapitali, të pasurit dhe të fuqishmit, janë bërë akoma më të pasur dhe me të fuqishëm, ndërsa të vegjlit, të varfërit dhe të pafuqishmit, akoma me të vegjël, me të varfër dhe më të pafuqishëm.
 Sidoqoftë, luftërat ose konfliktët e ndryshme ushtarake, veç tjerash, në të shumtën e rastëve, janë zhvilluar edhe për përmbushjen ose plotësimin e libidove polare, egove, alteregove ose superegove të personit ose individit, për të cilat fenomene ka shkruar dikur edhe Fridrih Niçëja (Friedrich Nietzcshe) në kuader të veprës së njohur “Vullneti për fuqi”( “Volja za moč”) etj.., që i kam lëxuar dikur në Zagreb.
Pa i injoruar këtu edhe kultin e personit ose individit dhe faktorët tjerë indikativ, determinant ose paradigmatik.
Gjithashtu nuk duhet harruar faktin se vullneti, gadishmeria dhe forca (fuqia) e njohur ushtarake (luftarake), materiale, finansiare, ekonomike, industriale ose teknologjike e dikujt, nuk e garantojnë gjithëmonë, triumfin ose suksesin e dikujt tjetër kundër tij.
Ndonëse, edhe Presidenti i SHBA-së, Joe Biden dhe Administrata e tij në Uashington DC, si duket nuk i kanë aq mirë punët në jetën, skenën ose panoramën e brendshme institucionale, konstitucionale, partiake ose politike, për shkak të polarizimëve, përçarjeve, kolizionëve, diskrepancave ose disonancave të ndryshme kognitive, konceptuale, ideologjike, partiake, politike, konjukturale etj.
Kështu që ngjarjet, zhvillimët ose situatat e sotme në marëdhëniet botërore ose ndërkombtare, sikur bartin simbole, slogane, recidive, formula, apologji ose paralele të ndryshme ekskursive, diskursive dhe analogjike me Lufën e Parë dhe të Dytë Botërore. E sidomos me zhvillimët e njohura tektonìke dhe dramatike në SHBA-së dhe gjithandej globit, gjatë mandatit të Presidentit Wilson (Uillson) dhe kështu me radhë.
Se këndejmi, gjatë asaj periudhe të fluidshme, tektonike dhe tepër dramatike të Luftës dhe Pasluftë së Parë Botërore: Presidenti Wilson në fillim kishte zbatuar një “politikë të pavarur” ose “neutrale” të SHBA-s ndaj të gjitha shtetëve (palëve) të përfshira ose involvuara në Luftën e Parë Botërore.
Kjo, deri me rastin e “bllokadës detare” dhe fillimin e “luftës së pakufijshme nëndetare” nga ana e Gjermanisë-kundër luftanijeve të koalicionit të “Antantës së Madhe” dhe goditjës së paqëllimshme të luftanijeve amerikane nga flota ushtarake gjermane, si dhe të futjes ose inkuardrimit të drejtpërdrejt të SHBA-s në Luftën e Parë Botërore, në anën e “Antantës së Madhe-kundër Gjermanisë, me 6 prill të vitit 1917.
Ndërkaq, me 8 janar të vitit 1918, Presidenti Wilson do ia prezantoi Kongresit dhe Senatit Amerikan ‘plan-programin’ e tij (prej 14 pikash) mbi paqën dhe sigurinë botërore pas përfundimit të LPB.
Duke i përfshirë këtu edhe vendimet e njohura (urbi et orbi ose ultima ratio) të “Antantës së Madhe” -kundër Gjermanisë në “Traktatin e Versajës” (me 1918-1919) dhe të ngjajshme, të cilat nuk do i ratifikonte asokohe Kongresi Amerikan, me anë të nënshkrimit të “marrëveshjes separate” me Gjermaninë nè vitin 1921, si përgjigjie ose ragim indiskret ose insubordinues ndaj vendimëve të rënda të “Antantës së Madhe” kundër Gjermanisë në “Traktatin e Versajës” me 1919.
Gjatë asaj periudhe, gjegjësisht gjatë “vitëve të njëzeta” të njohura si “të njëzetat e arta (golden twentis)” të shekullit të kaluar, në kuader të “neutralitetit dhe prosperitetit të pasluftës”: SHBA-s, nën mandatin e presidentëve republikan, Harding (1921-1923) dhe Coolding (1923-1929)- do të zbatonin një “politikë neutrale dhe izolacioniste” në raport me të tjerët.
 Ndonëse, dikur me vonë do të rishfaqej edhe Organizata ose Klani i njohur “Ku Klux Klan” së bashku me të “Premtën e zezë” në Bursën (Berzën) e New Yorkut me 1929, si dhe shumë ngjarje dhe zhvillime të tjera turbulente, dramatike dhe tektonike në SHBA-s dhe gjithandej globit. (lëxo krizën dhe recesionin e madh botëror në tetor të vitit 1929)
Presidenti Hoover (1929-1933) në formë moratoriumi, do e shpaloste planin e pagesës së borxhëve ose reparacioneve luftarake të shtetëve të ndryshme europiane ndaj SHBA-s etj.
Ndryshe nga kjo, SHBA-së ishin futur ose inkuadruar edhe në Luftën e Dytë Botërore, vetëm pas goditjes ose sulmëve të befasishme të Përll Harburit nga ana e “kamikazëve” ose kaqatorëve japonez me 1941.
Dikur me vonë, Presidenti amerikan, Roosvelt dhe Kryeministri britanik, Çurçill, i kishin themeluar dhe firmosur “New Dealin” ose “Karten e Atlantikut” në luftëanijen britanike “Prince of Walles” me 14 Korrik 1941 së bashku me ndihmat kolosale dhe titanike të SHB-s ndaj ish BRSS-s , Britanisë së Madhe dhe shtetëve tjera aleate gjatë Luftës së Dytë Botërore, “Planin Marëshall” të George Catlett Marshallit dhe kështu me radhë.
Ndërkaq, për shkak të rritjes së ndikimit (influencës) dhe ekspanzionizmit japonez në Azinë Lindore, atij gjerman në Rusi, Europën Qëndrore, Ballkan, Afrikë, Amerikën Latine dhe gjithandej: Presidenti Rosevelt në vitin 1943, i kishte vendosur marëdhëniet e jashtëzakonshme ushtarake, politike dhe diplomatike me ish Bashkimin Sovjetik (BRSS-s).
 Me 29 nëntor 1941, ishte mbajtur në Moskë konferenca sekrete e të deleguarve ushtarako-politik të SHBA-së, B. Madhe dhe Rusisës (ish BRSS-së)-në luftë kundër Gjermanisë dhe “Paktit të Çeliktë” Romë-Berlin-Tokio.
Në Rio de Zhaneiro të Brazilit, në vitin 1942  ishte mbajtur ose organizuar “Traktati i Rios”- kundër Gjermanisë, Italisë dhe Japonisë (pas sulmit të papritur të kaqatorëve ose kamikazëve japonezë në bazën e njohur ushtarake “Pearl Harbor” të SHBA-s me 1941 etj.) të cilin nuk e kishin nëshkruar as ratifikuar Argjentina dhe Çile të njohura si “bastione gjermano-italiane” në Amerikën Latine.
Gjatë Luftës së Dytë Botërore, Presidenti Rosevelt dhe Administrata e tij, i kishin nënshkruar dhe ratifikuar edhe disa ligje ose dekrete të tjera si ndihma të përgjithshme ushtarake (luftarake), ekonomike, politike, finansiare, teknike, logjistike dhe të tjera ndaj ish BRSS-s, B. Madhe, Francës dhe shtetëve të tjera të “koalicionit të madh antihitlerian” si “Cash and Carry”, “Lend-Lease Act”, “Neutrality Act” , Hopkins Act” (ndihmat miliardëshe për ish BRSS-s), ndihmat totale të SHBA-s për Britaninë e Madhe” të miratuara dhe ratifikuara gjatë “konferncës ushtarake” në mes Washingtonit dhe Londrës me 1941 etj.
Pa i harruar këtu edhe “Konferencat” ose “Traktatët e Casablancës”, “Jaltës”, “Teheranit” etj..
Për të arritur kështu deri në fillimët e ish “luftës së ftohtë” dhe konfontimët e njohura bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, gjegjësisht në mes SHBA-s dhe ish BRSS-s si superfuqi të Natos ish “Traktatit të Varshavës” të nisura ose filluara menjëherè pas vdekjes së Presidentit Rosevelt (1939-1945) nga ana e Stalinit dhe Trumanit dhe kështu me radhë.
Në instancë të fundit, Putini i Rusisë dhe Zelenski i Ukrainës, mund të jenë vetëm figura të vogla në “shahun e madh” të të ashtuquajturit shtetit të thellë ose dubioz, gjegjësisht, masonerisë ose oligarkisë botërore, ashtu siç mund të jetë edhe Corona Virusi (Covid 19) etj….!?
Kush e di!?
Fatin e Ukrainës, sipas shumë gjasave, mund të pësojnë Kosova së bashku me elementin boshjak ose musliman në Herceg Bosnje në kuptimin e “popujve artificial ose johistorik”, gjegjësisht multikulturor, multietnik, internacionalist etj.., në lidhje ose marëdhënieve të ndryshme latente ose permanente me turqit dhe të tjerët në “kalifatin” ose “orbitën e gjelbërt” muslimane ose islamike të Turqisë, Iranit ose “Dinastive” të njohura Fahd, Saud etj…në Arabinë Saudite!
Putini nuk ka të ndalur në luftën ose luftëtat e tij….Ky është problemi kryesor.
Ukraina mund të jetë vetëm stacioni i  parë..
Rusët janë në epërsi absolute!
SHBA-së, Natoja, UE-së ose Perëndimi, hëpërhë janë vetëm spektator ose “referi global”…!? (ASh)