Nga Shpetim AXHAMI – Kryetar i PLL

Më 5 Mars të vitit 1998, 24 vite më parë, filloj njëra ndër betejat më të rëndësishme të UÇK-së kundër agresionit ushtarak serb të millosheviçit.
Në Prekaz, forca të shumta serbe vranë 55 persona të familjes së komondantit legjendar Adem Jashari ku më shumë se 20 prej tyre ishin fëmijë dhe gra, mes tyre komandanti legjendar i UÇK-së Adem Jashari, vëlla i tij Hamëz Jashari dhe babi i tyre, Shaban Jashari.
Sakrifica e familjes Jashari, vlerësohet si kthesë e madhe e fillimit të dhënies zgjidhje të çështjes së Kosovës, çlirimit dhe pavarësisë së saj.
Lavdi dëshorëve që dhanë jetën për liri e pavarësi.
Urojmë sa më shpejt bashkim kombëtar