Të paktën 1,500 studentë të huaj janë bllokuar në verilindje të Ukrainës në qytetin Summy, derisa granatimet nga ushtria ruse po vazhdojnë për të dhjetën dite, kjo edhe pasi marrëveshja për t’i lënë hapësirë civilëvë të largohen, deshtoi.

Sumy shtrihet diku rreth 48 km larg nga kufiri me Rusinë, dhe ishte njëri nga qytetet e para që u sulmuan nga forcat ruse, pasiqë presidenti rus urdhëroi pushtimin e Ukrainës më 24 shkurt, raporton Al Jazeera, përcjell lajmi.net

Deri tani luftimet kryesisht kanë ndodhur në periferi të qytetit, por ekziston frika se trupat ruse mund të bëjnë përpara duke iu afruar qendrës.

Deri tani studentet janë mbështetur në ushqimet e bujtinave dhe në stoqet e fakultetit, por që, tashmë tre ditë uji u është ndërprerë në qytet, duke i detyruar studentëtët ta shkrijnë borën për ta përdorur si ujë për pije dhe për gatim.