Instagrami sot është një nga rrjetet sociale më të preferuara jo vetëm për të rinjët por për të gjitha moshat, dhe nëse je i famshëm dhe je influencer apo je një brand i fuqishëm në treg, rrjetet sociale mund të jenë një mënyrë shumë e mirë për të fituar para, shkruan Gazeta Metro.

Jo vetëm yjet botërore paguhen shumë, por edhe shqiptarët nuk mbesin mbrapa, sepse disa nga vajzat e famshme të ekranit po fitojnë shifra të mëdha nga Instagram.

Të famshmet tona kryesisht reklamojnë produkte të ndryshme si krema make up apo edhe veshje të ndryshme, por sa është çmimi që marrin ato për këto reklama.

Të gjithë jemi kurioz të dimë se sa paguhen personazhet që ne i ndjekim vazhdimisht në ekran. Qarkullojnë lartë e poshtë se për një “feed” të postuar në Instagram’in e tyre kushton disa herë më shumë se sa një pagë mujore.

Për vetëm një postim në “feed” në Instagram thuhet se moderatoret e njohura si Luana Vjollca, Arbana Osmani dhe Elita Rudi paguhen prej diku rreth 1200 – 5000 euro (shifër kjo e cila e cila varion dhe është e vështirë për t’u dëshmuara), e shumë të tjera të cilat numërojnë qindra mijëra dhe milionë ndjekës në Instagram.

Arsyeja se pse këto të famshme paguhen më shumë se sa influenceret e tjera është për shkak të famës që ato kanë krijuar gjatë viteve, dhe janë bërë më të dashura për publikun prandaj edhe ndiqen dhe paguhen më shumë.

Rrjetet sociale dhe sidomos Instagrami janë kthyer në një nga burimet kryesore për të bërë para, por të hyrat materiale nuk burojnë vetëm në këtë rrjet social. Një ndër ta është edhe Tiktok, me anë të së cilës fytyrat publike po fitojnë mijëra euro brenda natës.

Fatbardha Hoxha, Dardan Gashi dhe Naser Rafuna, janë ‘rritur’ financiarisht që kur kanë hapur profilet e tyre në TikTok. Ata, pothuajse çdo natë kyçen “live” dhe fitojnë para të majme.

Ndryshe, krahas gjithë emrave të lartëpërmendur, në një intervistë për “Pardon My French”, Lori Hoxha e ka pranuar se ka çmimin më të lartë për një postim në “feed’in” e saj dhe është shumë seleksionuese se çka zgjedhë të postoj pavarësisht shumës që i ofrohet.