PE është pro Ukrainës për marrjen e statusit të vendit kandidat për në Bashkimin Evropian. Rezoluta u miratua me 636 vota pro, 13 kundër dhe 26 abstenime.

Gjatë fjalës së saj në seancën e jashtëzakonshme të PE, presidentja e Parlamentit Evropian, Roberta Metsola u shpreh se unioni e mirëpret kërkesën e Presidentit të Ukrainës për t’u bërë pjesë e BE.

Një ditë më parë, Presidenti i Ukrainës, Volodomir Zelinsky firmosi aplikimin për anëtarësim në Bashkimin Evropian. Ai i bëri thirrje Unionit për të përshpjetuar procedurat e anëtarësimit në BE nisur nga gjendja emergjente që ka prodhuar lufta.