Luftimet, ukrainasit protestë edhe në Shkup

 

Ukrainasit që jetojnë në Maqedoninë e Veriut protestuan sot në Shkup. Ata para amabasdës ruse brohoritën parulla si “Putin është Hitleri i ri, Evropa të turpërohet”. Ata në protestë bënë thirrje për paqe dhe ndërprerjen e luftimeve, shkruan Alsat.

“Lufta është shkatërrim dhe krizë. Krizë ekonomike dhe krizë me refugjatë. Prandaj ajo që dua të them është se çdo problem duhet të zgjidhet përmes rrugëve diplomatike” tha në protestues

“Ajo që na ngjau neve sot, dikush aq thjeshtë të mund të vijë dhe të marrë tokë dhe askush nuk të ndihmojë t’i kundërviheni, kjo mund t’i ngjajë gjithkujt. Të jeni të sigurt se kësaj here do i shkojë për dore pa ndihmën e gjithë miqve tanë që të marrë diçka, mos mendoni se ai ndo ndalojë me këtë”, tha një tjetër protestues. /Alsat.mk