​Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) dënon me forcë agresionin ushtarak dhe të paprovokuar të Rusisë ndaj Ukrainës.

​Ky sulm kundër integritetit territorial dhe sovranitetit të Ukrainës, që shkel ligjet ndërkombëtare dhe kërcënon jetët e miliona civilëve përbën rrezik të drejtpërdrejtë për sigurinë europiane dhe euroatlantike.

​Rusia duhet të ndalojë këtë agresion ushtarak dhe t’irikthehet rrugës së diplomacisë e dialogut.

​Këshilli i Ambasadorëve Shqiptarë (KASH) mbështetplotësisht NATO dhe BE në përpjekjet e tyre për t’iu përgjigjur me vendosmëri dhe proporcionalitet këtij sulmi të papranueshëm.

​KASH qëndron pranë popullit të Ukrainës në këtë ditë të errët.

Tiranë, 24 Shkurt 2022