Elgit Doda është padyshim një ndër artistët më të pëlqyer shqiptar. Këngëtari ishte një ndër personazhet më të komentuar jashtë Big Brother VIP për shkak të mbështetjes së njëpasnjëshme që ka dhënë ndaj Donaldit. Përpos kësaj, gjatë kësaj periudhe ai publikoi dhe disa këngë që kishin të bënin me Donaldin.
Ai realizoi një tjetër këngë për Monika Lubonjën, e cila gjithashtu ishte pjesë e BB VIP. Kjo sigurisht bëri që të merrte gjithë vëmendjen dhe të ishte ndër më të kërkuarit. Së fundmi, një ndjekës i Klea Hutës, partneres së Elgitit, ia atribuoi famën e tij gjithë spektaklit të famshëm.
Klea tha se Elgiti ka punuar për gjithë suksesin që ka arritur.“Ky artist edhe po mos të ishte partneri im, është ARTIST me A të madhe, për krijimtarinë, përkushtimin, seriozitetin dhe ndjeshmërinë e artistit që ka. Ka punuar për të qenë aty ku është sot. Nuk ka ndenjur pas celularit duke gjykuar të tjerët.”
Por rreth këtij diskutimi ka reaguar dhe vetë Elgiti. Ai ka publikuar një kolazh me disa nga këngët e tij ndërsa ka shkruar: “Për të gjithë skeptikët. Llogarit bëjini vetë”, ka shkruar këngëtari.