Shkruan Maxhun OSMANAJ
Instituti Albanologjik i Prishtinës (IAP) më 7.02.2022 i dhuroi bibliotekës së SHFMU “ Avni Rrustemi”, Zallq-Istog, 65 tituj librash të zhanreve të ndryshme në prozë,publicistikë,por kryesisht libra shkencorë nga fusha letrare,gjuhësore, historike, Dhurata rodhi pas kërkesës së mësimdhënësit krijues, Maxhun Osmanaj dhe drejtorit të shkollës, Gani Ahmetaj.
Me këtë rast, koordinatori Maxhun Osmanaj për Istog, Pejë, Klinë i gazetës “Gazeta e Alpeve”, gazetë PanShqiptare Ndërballkanike, i dhuroi Institutit 15 numra të gazetës “Gazeta e Alpeve”, nr. 36, 37, 40-41, 42, 45, 46, 47, 48, 52, 53, 54, 56, 57, 58, 59, 69 (2021).
Me këtë rast drejtoria e shkollës falënderoi Institutin për librat e dhuruar, ndërsa sekretari i Institutit ,prof.dr.Lulëzim Lajçi falënderoi koordinatorin, përkatësisht redaksinë e Gazetës së Alpeve për numrat e dhuruar, që botohet në Tiranë dhe shpërndahet në trojet shqiptare, dhe numrat e gazetës do të arkivohen në Institut.