Përbërësit:
2 lugë gjelle me vaj ulliri ekstra të virgjër
1 qepë të madhe të grirë hollë
2 karrota të grira
2 thelpinj hudhër
gjysëm luge me spec djegës pluhur
1 lugë çaji me rigon të thatë
1 filxhan çaji me thjerrëza
420 g domate të konservuara
6 gota me lëng perimesh
një lugë e gjysëm çaji me kripë
gjysëm luge çaji me piper të zi të bluar
Përgatitja:
Qëroni dhe shtypni thelpinjtë e hudhrës. Lërini mënjanë për 5-10 minuta që të çlirojnë të gjithë substancat mirëbërëse. Ngrohni vajin e ullirit në tenxhere. Shtoni qepën dhe kauardiseni për 3 minuta duke e përzier herë pas here.
Shtoni lëngun e perimeve, thjerrëzat, karrotat, specin djegës, rigonin, kripën dhe piperin. Lërini të ziejnë për 25 minuta me kapak të mbyllur. Shtoni hudhër dhe lëreni të ziejë edhe për 5 minuta të tjera.
Servireni nëpër pjata dhe hajeni të ngrohtë.