Nga Ndue ZIÇI- Shkodër
Mbi 650 mijë pensionistë, të cilët janë akoma gjallë, prisninnga Qeveria “Rama 3” t’iu kthehej buzëqeshja këtyre gjysheve e gjyshërve, të cilët ndodhen në një gjendje të kufijëve tëmbijetesës, ndonëse kanë sakrifikuar shumë për vendin e vet/tonë. Po të njëjtën gjë mund të themi edhe për invalidëtetj. Po me sa duket edhe këtë rradhë buzëqeshja është tharë nëbuzë, sepse sipas Programit të miratuar para disa ditësh tëQeverisë të dalë nga Zgjedhjet e 25 Prillit 2021, e ardhmja nuk të ngjall optimizëm!
Në bisedat e zhvilluara me pensionistëet, ata shprehinhapur zhgënijimin dhe numërojnë hallet e tyre jo të pakta.Me 18.000 lekë çfarë mund të bëjmë? Kur paguajmë: drita, ujë,qera, ilaçe etj. as për të ngrenë bukë thatë nuk na del. Falëemigrantëve, të cilët kujdesen për ne, se po të ishte përQeverinë aktuale, edhe për ato që kanë ikur, 70 për qind e pensionistëve do të ishin akoma më keq.
Po rritja e pensioneve me 5 për qind në vit për katër vitet eardhshme. Le t’i referohemi një pensionisti që merrpension 20.000 lekë në muaj. Me rritjen e premtuar do të marrë21.000 lekë ose 9 bukë gruri, në muaj, ose 300 gramë bukë nëditë.
Nuk paska mundësi Qeveria të hedh një hap tëguximshëm në skemen e pensioneve? Fajin e paska skema e vjetër e pensioneve. Deri kur fajtorë do të jenë qeveritëparardhëse? Urojmë që të mos fillojnë nga viti 1938. Qeverianuk ka pse të merret me të shkuaren, se një shi që bie nuk don çadër.
Le të kthehemi në 2014 e deri tani sa janë rritur të shkretat pensione?! Sytë i kanë te Qeveria, duke thënë: –Kur do tëvijnë dita për të mos u rënë në qafë fëmijëve emigrantë, tëcilët tani kanë ndertuar familjet e tyre. Edhe ata kanë problemete veta. Ne nuk na mjaftojnë fjalët e mira të qeveritarëve, sa nukpërloten! Po ku t’i gjejmë paratë? Po sa e sigurtë është edhe kjorritje? Për 4 vite do të rriten 20 për qind më shumë se janë tani.Po,që të arrihet ky objektiv, duhet të ndryshojnë Ligjin e Sigurimeve Shoqërore, i cili nuk lejon rritje të pensioneve përtej normës së infacionit dhe, së dyti, duhet të gjenerojnë fonde të mjaftueshme për këtë qëllim.
Në vitin 2020 në krahasim me vitin 2019 pësoi një ulje 3.2 për qind, duke llogaritur edhe efektet e inflacionit, ulja realeështë më e madhe.
Borxhli për këta pensionista është Qeveria Rama, pasi e dinë fort mirë se 70 për qind e tyre kanë votuar PS. Pjesa më emadhe për hir të zakonit, duke qënë të majtë historikisht. Pra, bonusi i fundvitit, i cili u publikue nga Zv/kryeministri dhe do jetë 5000 lekë të rinj. Pensionistët duke blerë gazetën“Panorama” ishin të kënaqur (!) i “fituam” dy gjela deti për 4vjet!!!
Tani janë rritur edhe shpenzimet për artikujt e shportës, tëcilat janë bazë e të ushqyerit. Kjo rritje, përveç artikujve tëshportës, ka ndodhur edhe në artikujt e tjerë: energjia elektrike,gazi, etj. Deri tani shpenzimet për ushqimet arrijnë deri 50përqind të buxheteve të familjeve të varfëra e të mesme. Se pushtetarët, oligarkët, bosat e krimeve e të narkotikëvenuk pyesin për çmimet. Madje sa më të larta çmimet aqmë lehtë, kryejnë vepren tjetër kriminale, atë të pastrimit të parave. Politika e bonusit të pensionistëve, do të kthehet në njëpolitikë permanente të rritjes së pensioneve, përtej indeksimit, pa rrezikuar skemën dhe reformen e arritur. Bonusi mbetet ai tëcilin e cituam më lart.
Është absurde të thuash se nuk ka patur njëpërmirësim në skemën e pensioneve. Futja e minatorëve, metalurgëve, naftëtarërve, të cilët kanë statusin e tyretë veçantë. Pa paragjykuar vështirësitë që kalojëvendi me Tërmetin e Pandeminë, të cilat preken jo pak edhepensionistët, madje shumë e shumë prej tyre kanë hyrë nëborxhe deri në fyt për t’u kuruar, shuma të cilat i kanë kaluar të 1.000 Eurot.
Krahas shtimit të punësimeve e rritjes të kontributevemendojmë se edhe ulja e shpenzimeve sidomos të atyre tëadministratës së lartë, Parlamentit etj. Vend për të ulurshpenzimet ka plot, po të jetë deshira dhe vullneti i mirë i tëgjitha palëve. Reforma Territoriale, të cilën Opozita e braktisi, me qëllim a pa qëllim nuk dihet! Po një gjë është e qartë: ulja e shpenzimeve në bashkimin e komu
nave është fare minimale, për të mos thënë hiç. Ose përtë qënë i siqertë, shpenzimet janë më të larta se ato përpara Reformes Teritoriale. Në uljen e shpenzimeve mendojë se duhet filluar nga kupola. Pse u dashkan 140parlamentarë, kur shumë mirë mund të bëhesh fjala vjen me 100 parlamentarë e të kursesh rreth 150 milionë lekë në vit, duke ulur ose larguar 40 deputetë. Sa vende mund të shkurtohen në dikasteret qeveritare, në qarqe, prefektura, drejtori tëbashkive etj.etj. Kuptohet se duhet ndërhyrë në Kushtetutë. Nukjanë problem ndërhyrjet në Kushtetutë, se është bërë si “Thesi i Çutit” duke arënuar vend e pa-vend.
Rritja e pensioneve me 5 për qind në vit dhe që varionnga 350 lekë deri në 1.500 lekë është minimalee përsëri ne themi më mirë pak se hiç!!!
Po shpresojmë se Ligjvënësit dhe Qeveria do mendojnë se do plaken dhe do të dalin në pension një ditë, të mendojnë për tëafërmitë e tyre, se për vete kanë menduar fort mirë, se edhe pasi të ikin nga Parlamenti, kanë shumë privilegje, kulminante ështëse edhe kur të dalin në pension, ata marrin një pension sakatërfishi i pensionit mesatar!!!
Një gjë është e vërtetë si drita e diellit, se po nuk u muarën masa të menjëhershme për shtresat e varfëra dhe të mesme do tëmbetemi te thënia e rëndë: “Shterngo rripin, Thanas”!