Dihet që Mbretëresha Elisabeth dhe familja e saj e madhe festojnë ditën e Krishtlindjes të gjithë se bashku. Këtë vit do të jetë ndryshe!
Për shkak të mutacionit të ri të Covid-19, ajo ka vendosur që të anulojë darkën e shumëpritur.
“Vendimi është një vendim paraprak”, lajmëroi në Twitter redaktorja mbretërore e Daily Mail, Rebecca English. “Mbretëresha ndjen keqardhje për këtë vendim, por mendon se është gjëja e duhur për t’u bërë.”
Mbretëresha, 95 vjeçare, do të mirëpriste rreth 50 të afërm, përfshirë Princin Charles dhe gruan e tij Camilla në drekën e Kështjellës Windsor më 21 dhjetor.
Buckingham Palace nuk ka komentuar zyrtarisht për aktivitetin e anuluar.
Dreka e anuluar e Krishtlindjeve ishte e para që Mbretëresha organizon që nga vdekja e bashkëshortit të saj, Princit Philip. Edhe vitin e kaluar dreka e Krishtlindjes u anulua për shkak të rrezikut nga Covid-19./ Living