Nga Agron SHABANI – Gjermani

            Në përpjekje të parreshtura ose sistematike për t´iu  kundërvënë SHBA-së dhe Perëndimit në të gjitha frontet ose drejtimet e mundshme, Rusia, pos krizës së njohur në Ukrainë, Lindjen e Mesme etj., ka shumë kohë që vazhdonë të lozë (me forma dhe metoda të njohura ruso-bizantine) edhe me ” kartën” e rrezikshme të “status quos” ose “konfliktit të ngrirë” Kosovë-Serbi, ku pos ndihmave të vazhdueshme finansiare, materiale, teknike, logjistike dhe të tjera ndaj regjimit autoritar dhe militarist të Vuçiçit (Beogradit): Supozohet ose bëhët e ditur se Rusia ka kohë që vazhdon të investojë edhe në infrastrukturën ose teknologjinë nukleare ose bërthamore (atomike) të Serbisë- përmes hapjes (çeljes) së podrumëve, kanalëve ose “airoportëve të fshehëta” nëntokësore në kufi më Kosovën, ku nuk përjashtohet mundësia e dislokimit (stacionimit) të bombarderëve (avionëve) ose raketave ruse me mbushje nukleare ose atomike me rreze të shkurtë, ose të mesme veprimi.

Rusët dhe serbët (plus kinezët etj.) konsiderohen si armiq të përbetuar dhe tradicional ose historik të SHBA-së, NATO-s ose Perëndimit (plus të shqiptarëve), edhe pse askush në Moskë, Beograd, Bruksel ose Uashington, nuk e pranon hapur këtë fakt.

Ndonëse, Presidenti rus (Putin) në disa raste ka deklaruar fare hapur ose botërisht mbi shndërrimin e SHBA-së ose Perëndimit në pluhur ose material radioaktiv nga ana e Rusisë për pak orë, ose pak minuta.

Kështu që lufta e re serbo-shqiptare mbi Kosovën, mund të bëhet e pashmangshme, jo vetëm me deshirën paraprake të Vuçiçit ose dikujt tjetër në Serbi, por me kërkesat ose ultimatumët strategjike ose gjeopolitike (“sine qua non”, “urbi et orbi” ose “ultima ratio”) të Vlladimir Putinit dhe gjeneralitetit e admiralitetit të tij ushtarak. Duke i bërë kështu Kosovën dhe shqiptarët si “poligon” ose “murë të gjallë” ( si teritorin e dikurshëm të Gjermanisë Lindore dhe Perëndimore gjatë ‘luftës së ftohtë’ dhe konfontimëve të atëhershme bipolare ose dybllokiste)-që do e pranonin goditjen e parë dhe me të fuqishmën nukleare ose atomike nga Rusia, në kushtët ose rrethanat e një luftë eventuale në mes SHBA-së (Natos) dhe Rusisë.

Në këtë prizëm, gjithashtu nuk duhet harruar faktin e ‘lobit eventual” të rusëvë dhe francezëve ( më, ose pa miratimin e gjermanëve) mbi ngritjen ose promovimin e një “ushtrie të përbashkët” të UE-së (të pavarur nga Natoja dhe SHBA-së) me pajisje nukleare ose atomike në formën ose profilin e dikurshëm “force de frappe” të Francës, në kuptimin e kinse “neutralitetit” ose “balancës atomike” të UE-së ndaj SHBA-së (Natos) dhe Rusisë.

Në Bruksel, Strasburg, Paris ose Berlin, akoma ka edhe politikan ose diplomat të atillë që flasin ose mendojnë se :”paqëja, stabiliteti, mirëqenia ose siguria e gjithëmbarëshme e UE-së ose Europës Perëndimore, në menyrë ekskluzive, eksplicite ose implicite, janë të varura nga marëdhëniet vëllazërore dhe strategjike me Rusinë (plus Kinën)”! Duke i prolonguar në këtë rastin rolin epokal dhe kolateral të SHBA-së ose Natos.

Për me tepër ndërkaq, akti i njohur (infantil dhe patologjik) i përfaqësuesit të Rusisë në të Këshillim e Sigurimit të OKB-s, i cili pos tjerash kërkoi edhe heqjen e flamurit dhe simboileve tjera shtetrore dhe nacionale të Kosovës, dëshmoi edhe njëherë mbi cinizmin, injorancën, destruktivitetin, dekonstruktivitetin dhe urrejtrjen infantile dhe patologjike të Rusisë ndaj Kosovës dhe shqiptarëve.

Ndonëse, pa i harruar në këtë histori edhe ideologjinë e njohur rusopansllaviste, religjonin, utopinë, dogmatizmin, hedonizmin, alkimizmin, mizantropozmin, shamanizmin, totemizmin, infantilizmin, radikalizmin, ekstremizmin dhe demagogjitë e njohura fetare, kulturore, politike, historike dhe te tjera. Ekskurset, diskurët, imagjintat ose fantazitë e njohura të Vollokolamskit, Ivan Groznit, Pjetrit dhe carëve të Rusisë për pushtime dhe sundime të vazhdueshme në kohëra dhe hapësira të ndryshme kontinentale dhe interkontinentale.

Ndërkaq, Rexhep Taip Erdogani dhe “fuqia e madhe ushtarake” e Turqisë, në instancë të fundit nuk janë asgjë tjetër, përveçse një baze detare dhe ajrore të Rusisë në rast të ndonjë lufte eventuale kundër SHBA-së (Natos) ose Perëndimit.

                        Turqia fund e krye është e shkelur dhe varur nga Rusia

            E kam cekur shpesh se rënia ose shëmbja e ‘perdës së hekur’, gjegjësisht e ish perandorive të kuqe komunopansllaviste në ish BRSS-së, RSFJ-së dhe kështu me radhë, pos rënies së sistemëve (regjimeve) dhe ideologjive të egra autoritare dhe totalitariste si dhe koncepteve të ngurta, hermetike dhe dogmatike të Lindjes: Para kontinentit dhe globit tonë, parashtroi edhe nevoja, kërkesa, ripërkufizime, ridefinime, rikonceptime, rirreshtime, rikonfigurime ose rikuperime të reja politike, ushtarake, konceptuale, ideologjike dhe të tjera të cilat për dallim të doktrinave ose koncepteve të barrikaduara ose bunkerizuara nga e kaluara e ish ‘luftës së ftohtë’ dhe konfrontimeve të dikurshme bipolare ose bllokiste në mes Lindjes dhe Perëndimit, sikur paraqesin një sfidë tjetër të re globale ose universale- përballë një të të ashtuquajturi “atavizmi modern” ose “progresiv” në kumtimin e një “bote globale” ose sfiduese dhe turbulente për të gjithë.

Në këtë kontekst të suspektshëm dhe dubioz, duhesh të keshë forcën dhe guximin e njohur qytetar dhe politik për t’i vërejtur, qortuar, kritikuar ose kundërshtuar hapur ose publikisht nihilizmin modern ose bashkohor së bashku me ikjen e “botës moderne” ose “bashkohore” nga diskursi global ose universal në retorikën, oratorinë ose frazeologjinë dogmatike, demagogjike, hipokrizike, reaksionare ose anakronike që kanë për qëllim bartjen, relativizmin dhe reduktimin ekstrem të vlerave, resursëve dhe kapitalit të gjithëmbarëshem kontinental dhe interkontinental në një qark ose rreth të ngushtë vicioz ose biocenoz të atyre që me mjete (ushtarake, politike, industriale, teknologjike etj.) i justifikojnë qëllimet e tyre.

Ndaj, të kërkosh definicion ideal ose final të “demokracisë së lartë evroperëndimore”, kjo nuk do të thotë automatikisht të braktisësh realitetin në llogari të botës së ideve të njohura shkencore ose humaniste. Pa ide, teori, koncepte, definicione dhe vizione të njohura shkencore ose humaniste, çfarëdolloj gjykimi do ishte i pamundur dhe i gabuar. Duhesh të keshë aftësi, sens dhe frymëzim platonik për t’i njohur dhe identifikuar problemet, sfidat dhe vështirësitë e hetueshme objektive dhe subjektive që ekzistojnë edhe në demokracitë më të larta të Perëndimit.

Koncepti elitar dhe egalitar mbi demokracinë si një koncepcion shkencor ose metodologjik, apriori nuk do vlente aq shumë poqese nuk do të nxirrej nga ndërthurjet dhe interferimet e njohura të interaksionit social, ushtarak (luftarak), politik, strategjik, apo dhe atij antropologjiko-epistemologjik, antropolitiko-antropohistorik, antropologjiko-antropogjeografik  etj.

Kjo mbase, është njëra prej çështjeve më thelbësore ose esenciale që mund të shtrohet ndonjëherë.

Duket se e tërë etika, politika, psikologjia, sociologjia, filozofia ose antropologjia kulturore dhe politike, mund të kenë kuptim vetëm nga përgjigjja që mund të ipet mbi këtë fenomen diskursiv.

Se këndejmi, idetë, konceptet ose idealet e njohura të demokracisë europerëndimore ose kapitaliste, nuk paraqesin një model ose koncept të qartësuar dhe final i cili e ka arritur përsosjen ose perfeksionin e tij optimal ose maksimal. Sigurisht se jo. Sepse, idetë e demokracisë nuk përmbajnë ndonjë substrat ose substitut esencial ose substancial që do e imponin vetvetën e tyre si fakte ose realitete të pakontestueshme dhe relevante.

Ky do duhej të ishte edhe kuptimi i përkufizimit që Kryeministri Kurti, Presidentja Osmani ose lidershipi kosovar, i japin koncepcionit mbi lirinë, drejtësinë dhe barazinë e gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale, politike, historike, gjeografike, institucionale,  fetare, kulturore, diplomatike etj.

U mor vesh se në Kosovë, Shqipëri, Serbi ose Ballkan, shkruhet dhe filtët shpesh ose vazhdimisht për frikën, për forma entuziazmi me shfaqje, profile ose manifestime të ndryshme ekstatike ose ekstazike agresiviteti, fataliteti, stupiditeti, nebuloziteti ose iracionaliteti, mbi kurajon përballë kanosjes ose rrezikut individual dhe kolektiv.

Ndërkaq, problem kyç ose themelor me të cilin përballen sot (për çastin ose momentin) populli, shtetit, pushteti ose shoqëria e gjithëmbarshme shqiptare (kosovare), serbiane ose ballkanike, pos tjerash është fakti i njohur sipas të cilit atje tek disa lider ose politikan ditor ose periodik në Tiranë, Prishtinë ose Beograd, akoma vazhdon të flitët dhe mendohët se bota kufizohet me Moskën, Pekinin ose Stambollin…)))

Çudi…Katastrofë.

Në fakt, e pandërgjegjëshmja, iracionalja ose sistemi psiçik autonom, i lindur tek çdo njeri si dhe i karakterizuar nga një lloj energjie e drejtuar, burimuar dhe derivuar prej “egos”, “libidos” ose “vetkënaqësisë së pastër” personale ose individuale që interferon dhe reflekton drejtpërsëdrejti edhe në anën seksuale ose erotike (epshet), është natyrisht individualiste dhe tepër egoiste ose egocentrike në esencën ose substancën e saj, do thoshte Frojdi i cili merrej jo vetëm me turma spontane, por edhe me ato “artificiale” që të tjerët do i quajnë kolektivitete të organizuara si shteti, pushteti, kisha, ushtria, xhandarmaria (policia) etj.

Kështuqë sipas Frojdit: ajo që e mban së bashku një tërësi ose kolektivitet të tërë, nuk është sugjerimi i thjeshtë hipnotik (një fenomen sipërfaqësor i derivuar, konzervuar ose ambaluzhuar), por, investimi epshor ndaj figurave të dashura ose jo të dashura nga të gjithë, që përbëjnë një surrogato të babait të madh për fëmijët e vegjël, që e adhurojnë, e ndjejnë të gjithëfuqishëm, ia kanë frikën shumë, por ndërkohë ndjehen edhe të mbrojtur nga ai ose nga ata.

Prej respektit ose dashurisë së idealizuar, valorizuar ose glorifikuar ndaj shefit ose padronit, ndjekësit dhe viktimat e tyre shpesh ose vazhdimisht e duan njëri-tjetrin.

Ndaj, për pasojë, nëse ka diçka morale dhe normale ose racionale në fushën ose terrenin e ndërgjegjjes, sipas Frojdit (Freud) është pikërisht përvoja bazë e të pandërgjegjëshmes ose iracionales – përreth të së cilës gjithëçka nga “parimi edipian” duhet të rrotullohet ose rrokulliset në raport me figurat prindërore.

Sidomos në marëdhëniet ose raportet protofëminore kundrejt nënës  të cilën e bija ose “vogëlush i vogel” do kishte deshirë të donte ose dashuronte në mënyrë ekskluzive dhe ekzotike, si dhe ndjenja dashuri-urrejtje ndaj babait (lidershipit politik nga vendi dhe bota) që e nënshtron nënën e tyre  (…) si kompeks malicioz dhe surrogativ.

Një baba i ndjerë, njëherazi edhe i plotfuqishëm, shumë i dashur, por edhe armik, si babai i Edipit: Domethënë “kompleksi evolutivë” i Edipit i cili rreth moshës pesëvjeçare, do duhej të tejkalohej. Kuptohet, nëse incesti ose inçestuoziteti i pandërgjegjshëm ndaj nënës dhe dashuri-urrejtja ndaj babës (babait) nuk kanë kaluar në ndonjë proces të pandërgjegjshëm, iracional ose neurotiko-hipnotik, ku personi ose individi, të lënduar ose plagosur dikund thellë edhe psiçikisht, edhe moralisht, edhe shpirtërisht ose emocionalisht, do ngelin të atillë deri në tejkalimin eventual të bllokadës foshnjore ose fëminore që ka bllokuar tèrèsisht zhvillimin normal të psiçikës së tyre drejt heteroseksualitetit dhe përtej incestit fëminor, mbipersonal, ose neurotiko-hipnotik, që ka bllokuar tèrèsisht zhvillimin normal të psiçikës së tyre drejt heteroseksualitetit dhe përtej incestit fëminor.

Uilliam Rajhu (1897-1957) pos tjerash thekson se njeriu tradicional i çfarëdo shtrese ose kategorie qytetare ose politike qoftë ai, sidomos njeriu mikroborgjez ose makroborgjez, është seksualisht një fëmijë i frenuar prej edukimit kristian (nga njëra anë) si dhe prej familjes monogamike (nga ana tjetër), që e shtyjnë tè konsiderojë erotizmin spontan si një të keqe minimale, duke e ekzaltuar ose erotizuar ndrydhjen ose vetështypjen e instikteve dhe spontanitetit të tij.

E tërë kjo të ngjanë edhe në hilozoizëm ose në “instanca të larta” abstrakte, imagjinare ose fiktive ku liderët ose politikanët e ndryshëm vendor ose nderkombtar, ngjajnë shpesh në Zotin ose Zeusin që kanë lindur para popullit e para shtetit dhe janë të pavdekshëm ose absolut si ai!!!

Se këndejmi, edhe rendi ose rregullimi i përgjithshem shtetror, nacjonal, konstitucional, institucional, qytetar, politik, natyror ose ordinar në Shqipëri,  Kosovë, Serbi ose Ballkan, së bashku me evolucionin e ideve, teorive, mendimëve, koncepteve dhe karakteristikave të përgjithshme shkencore, kulturore, arsimore ose pedagogjike mbi popullin (kombin), shtetin dhe pushtetin, në një masë të konsiderueshme sikur iu referohën ideve, vizionëve dhe teorive të njohura të hedoniste, totemiste, shamanike, ezoterike, eshatologjike ose mitologjike.

Nastradin Hoxha ose “Shën Nostradamusi” nuk ndodhën me në jetë, por miiti ose mitologjia mbi Nastradinin dhe Nostradamusin, jetojnë edhe sot e kësaj dite.

Shkenca dhe teknika janë shumë të reja, për t’i njohur dhe kuptuar dogmat, totemët, fenomenet, misterët ose sekretët e ndryshme fetare, paranormale, primitive ose arkaike që i joshin dhe hipnotizojnë shtresat ose kategoritë më të pazhvilluara ose prapambetura të shtetit dhe shoqërisë.

Millosheviçi i Serbisë, e siguroi strehën ose audiencën e tij tek shtresat me të prapambetura ose primitive të shtetit dhe shoqërisë serbiane. Pasojat janë të njohura!!!

  1. S. Ç’ëshë politike dhe c’është shkencore (politologjike) dhe diplomatike?

                    Politologjia ose shkencat politike, janë shkenca shoqèore ose humaniste që i studiojnë dhe analizojnë politikën, shtetin, pushtetin, levizjet, procesët, diskurset, fenomenet, dukuritë, shfaqjet, trendet, tendecat ose manifestimet e ndryshme historike, ushtarake, politike, diplomatike etj. Mekanizmat ose institucionet e ndryshme valide, vendimmarrëse ose relevante. Verat, parimet, konceptët, idetë, teoritë, akterët, gjegjësisht, liderët ose politikanët e ndryshëm dhe kështu me radhë.

Siç e kemi cekur edhe me herët, termi ose nocioni shkenca politike (koncpeti plural) patjetër na con (shpie) në diskursin e njohur sipas të të cilit politologjisë ose shkencave politike (si njejës ose veçanti shkencore ose metodologjike) iu mungon lënda ose materia e njohur bazike. Kështu që shkencat politike, janë të ngarkuara ose detyruara që t’i ndajnë dhe kërkojnë konceptët, nocionet, formulimet, idetë dhe teoritë e ndryshme shkencore ose metodologjike edhe tek shkencat ose disiplinat tjera shkencore dhe humaiste siç janë filozofia politike ose filozofia e politikës, sociologjia politike, psikologjia politike, antropologjia, episteomologjia, ontologjia, gneseologjia, andronologjia, historia, religjioni etj.

Ndërkaq, thirrja ose etimologjia shkenca politike ose shkenca mbi politikën, i hapë ose zgjeron mundësitë dhe kompetencat e njohura shkencore, plurale dhe humaniste të politologjisë ose shkencave politike.

U mor vesh se ideja dhe teoria e njohur mbi studimin dhe analizën esenciale ose substanciale të politikës, është shumë e lashtë dhe multidisiplinare. Duke filluar nga filozofia praktike e Platonit dhe Aristotelit dhe deri me sot.

Ndërkohë që idetë, teoritë ose definicionet e njohura absolutiste ose ekskluziviste të Thomas Hobsit dge Xhuzeve Mazinit mbi si thonë “të drejtën legjitime dhe natyrore të popujve dhe shtetëve ose fuqiv të mëdha mbi të tjerët”, kanë bërë që mendimtar ose dijetar të tjerë botëror të parashtrojnë pyetje, pikëpyetje ose dilema të ndryshme në sfond.

  1. Manheim në veprën e tij me titull “Ideologjia dhe Utopia”(1929) parashtron pyetjen: A është e mundur dhe si është e mundur që politologjia ose shkencat politike të kenë strukturën ose substancën e njohur primare ose ambivalente dhe të mbështetën ose bazohën në ndërkohë në substratin ose substituin determinant dhe paradigmatik të antagonizmave, divergjencave, kontroversave ose diskrepancave të shumëta?!

Sipas Maks Veberit (Max Weber) dhe Artur Shopenhajerit (Arthur Schoppenhauer): Botën e sundojnë demonët ose “dishepujt” e ndryshëm të “mbretërisë” së të keqës. Ndaj, të gjithe ata që futën në lojërat ose ujërat e turbullta të sundimit, pushtetit, karierës, pasurisë së pandershme ose korupsionit, bëjnë pakte ose traktate të ndryshme me demonët, blasfemistët ose forcat e ndryshme diabolike.

Ndonëse, filozoia e njohur e John Stuart Millit i ka vënë si të thuash themelët ose kornizat e para të metodës së njohur induktive, gjegjësisht, emiriko-analitike në kuader të së cilës, bihorvnizmi politik paraqet shtylllën ose boshtin kurrizor.

Edhe roli determinant dhe paradigmatik i shkencës dhe teknikës, kanë lozur një rol të rëndësishëm në këtë histori. Sidomos nepër fazat ose etapat e ndryshme të bihevioriste ose postbihevioriste në SHBA-a etj.

Fuqia e madhe ushtarake, politike dhe ekonomkke së bashku me arritjet dhe përparimet e fuqishme industriale dhe teknologjike, pos tjerash sollën edhe ngritjen ose formimin e levizjëve, qarqëve ose organizatave të njohra elitare të fabrikantëve, farmerëve ose sipërmarrësve të fuqishëm amerikan së bashku me qarqët ose elitat e njohura shkencore, intelektuale, kulturore, akademike ose gazezareske në SHBA-s mbi bazën ose ideologjinè (kauzalitetin) njohur të suksesit, efikasitetit, ndërshmerisë, ligjëve, rregullave dhe kontrollit.

Ndërkaq, në kuader të kushtëve dhe rrethanave të reja shoqërore, qytetare, industriale, ekonomke, sociale dhe politike në SHBA-s: Profesorët ose politologët e njohur amerikan, në kuader të Univerzitetit të shquar të Çikagos, e ngritën ose themeluan Shkollën ose Katedrën e njohur të politologjisë ose shkencave politike-krahas Katedrës së njohur të psikologjisë klinike.

E tërë kjo për t’i studuar, analizuar, qortuar dhe identifikuar në menyrë shkencore dhe humaniste, gjegjësisht, kuantitative, kualitative, empirike, induktive, deduktive, determinante, paradigmatike dhe të tjera shkaqet dhe motivet kryesore të krimit të organizuar, korrupsionit, stratifikacionit, kontrabandës, luftërave të ndryshme ose konfliktëve etj.

Kështu që Charlles Merriam dhe shoqata e mesipërme e politologëve amerikan nga Univerziteti i Çikagos së bashku me kolegët e tyre nga katedra e njohur e psikologjisë dhe të tjerë, i paraprinë “revolucionit bihevioristik” në SHBA-s dhe më gjërë.

Përderisa, D. Easton në veprat e tij shkencore “A Discipline Dividet: Schcoolls and the Sects in Political Scince”, si dhe në “New Handbook of Political Science”, i vuri asokohe bazat ose themelët e njohura shkencore, rigoroze, progresive, moderne ose bashkohore në politologji ose shkenca politike. Kjo në radhë parë për faktin se shkencat politike ose politologjia moderne ose bashkohore gjithandej vendëve liberale dhe demokratike të globt, kanë lindur, janë zhvilluar dhe përsosur në SHBA-s krahas lulëzimit ose shkëlqimit të njohur ekonomik, industrial dhe teknologjik.

Ndonëse, modernizmi biheviorinist së bashku me feminizmin dhe automatizmjn modern ose bashkohor si dhe organizatat ose levizjet e ndryshme dinamike, hektike, eklektike, turbulente ose furioze në SHBA-s, si dhe në vende ose meridiane të ndryshme të globit, ndikuan në shumë faza ose etapa të rëndësishme të politikës amerikane dhe gjithëbotërore. Sidomos në ato vende a shtete ku sundojnë ose dominojnë ideologjitë ose mentalitetët e njohura autoritare, hegjemoniste, totalitariste ose militariste, të cilat në menyrë brilante dhe suplementare i ka paraqitur ose prezantuar Franc Noiman (Franz Neuman) në librin e tij me titull “The Democratic and the Authoritarian State” ( Shteti Demokratik dhe Shteti Autortitarist).

Ndaj, do duhej të ishte pikërisht kjo çështje si “Shpata e Damokleut” të cilën lideri, politikani ose diplomati shqiptar (kosovar)-pranon ta vëjë mbi kokë, por e cila do të jetë edhe arma kryesore me të cilën ai, ata ose ato, do përpiqen të ndeshen me sfidat e ndryshme epokale ose monumentale në karieren e tij ushtarake (luftarake), politike ose diplomatike. E jo konformizmi, oportunizmi, mazohizmi, nihilizmi, hedonizmi, alkimizmi, utopia, nebuloza, mediokriteti, analfabetizmi politiko-diplomatik etj.

Kjo mbase është një formulë e njohur shkencore ose politologjike ku pajtimi, mirëqenia dhe harmonia e preferuar midis individit dhe kolektiviteti janë tërësishtë të mundshme.

Dhe, kjo patjetër na shpien ose drejton drejt dyerve të qytetërimit,  ku resurset ose burimet kryesore të cilat i ushqejnë mendjen, zemrën dhe shpirtin e tij janë: kultura dhe civilizimi i njohur (antik) greko-romak, iluminizmi i madh evropian i shekujve 17, 18 dhe 19, dhe solidariteti ose moderniteti i njohur perëndimor i krijuar dhe ndërtuar pas Luftës së Dytë Botërore.

Janë pra këto thesare nga ku mund të nxirren edhe aksiomat, edhe idiomat, por edhe metafizika dhe filozofia e të qenit qytetar i këtij qytetërimi.

Ndërsa, ura lidhëse drejt qytetërimit të lartë perëndimorë përmes edukimit empirik dhe modernist, do jetë pikërisht ylli ndriçues i ngadhënjimit të personalitetit dhe i ndërtimit të botës së vlerave dhe kapitalit.

Vetëm duke u ngritur, avancuar ose kultivuar nëpërmjet edukimit dhe kulturimit, qenia njerëzore ose politike, do mund të zotërojë më shumë lumturi fatin e saj (tij) jetësor dhe t’i mbarësojë edhe fatet e të tjerëve. Vetëm përmes edukimit personaliteti i njeriut ngjitet ose ngritet nga “tabulla rasa” ose “ligjet” e pandryshura natyrore ose ordinare-drejt vlerave dhe përparimit.

T’i pranosh tjetrit cilësinë e subjektit ose subjektivitetit, kjo thotë : de jure dhe de facto të pranosh të drejtën e tij për liri, drejtësi, barazi, emancipim, integrim, konkurim, kandididim, participim, anticipim, reflektim etj