Rikthehen barrierat për shkak të përkeqësimit të shifrave

Vendet fqinje po ashpersojnë masat për të parandaluar përhapjen e koronavirusit, duke parë shenjat e një vale të katërt në Vjeshtë, të paralajmëruar edhe nga mjekët.

Rritja e rasteve me koronavirus në Malin e Zi ka bërë që autoritetet të ashpërsojnë masat në kufi.

Për të kaluar në vendin fqinj tashmë kërkohet çertifikatë e vaksinimit me të paktën 1 doze.

Në mungesë të saj mund të tregohet një test PCR jo më i vjetër se shumë 72 orë, vërtetim që ke kaluar Covid ose test antigen jo më shumë se 48 orë.

Gjithashtu në dasma dhe ditëlindje dhe festa të tjera, pjesëmarrja do të jetë me vërtetimet e mësipërme.

Këtë të premte edhe në Kosovë kanë hyrë në fuqi masat e reja shtrënguese, që parashikojne ndalimin e festave familjare dhe vendosin si orar kufizues për restorantet, orën 22:30.

Teatrot, bibliotekat, orkestrat, galeritë, ansamblet, baleti, kinematë, qendrat rinore, muzetë, qendrat e kulturës lejohen të punojnë duke shfrytëzuar 50% të hapësirës. Një tjetër masë është ndalimi i hyrjes në mjetet të transportit publik pa maskë. Vendimet jane marre pas rritjes se shpejte te infeksioneve me variantin Delta dhe shtimin e pacientëve në spitale.