Këtë natë të bukur maji
Të kuq yjet që më çukisin në dritare
Sikur vijnë nga plagët e të rënëve.
Këtë natë të bukur maji
Shokët e mi flenë në ëndrra të bardha
Si ëndrrat e të rënëve.
Këtë natë të bukur maji
Pishat heshtin mbi frymëzimin tim
Si nënat e të rënëve.
Këtë natë të bukur maji
Këtë poezi si lule prej gjakut të zemrës
Mbi mermerin e bardhë të varreve të të rënëve.
IDRIZ BAJRAMI
1974
__________________
Idriz Bajrami. Këtë natë të bukur maji. Poezi. Gazeta „Drita”, Tiranë, 5 maj 1974, fq. 1