Gjatë këtyre javëve, banorët e Barcelonës, Dubrovnikut dhe Parisit po përballen përsëri me overtourism, ose ndryshe, numrin e madh të turistëve në një hapësirë shumë të vogël.

Pasojat janë të njohura: trafik i rënduar, mungesë parkimesh dhe qendra historike të bllokuara. E më tej, turistë të pasjellshëm, zhurmë në të gjitha orët e ditës dhe plehra në çdo cep.

Para Covid, fenomeni i turizmit të masës ka shkaktuar tensione të forta, me banorë në disa qytete të famshme që kanë manifestuar shpesh kundër lumit të turistëve. Dhe tashmë që kanë rinisur udhëtimet, disa nga këto qytete kanë marrë masa konkrete për t’i bërë ballë problemit. Duke nisur nga Venecia, më 1 gusht, anijet e mëdha do të pengohen që të lundrojnë para sheshit “San Marco” dhe as në kanalin e Giudecca.

Amsterdami ka shkuar përtej, në epokën post-pandemi ka vendosur të kufizojë numrin maksimal të turistëve. Ai është qyteti i parë në botë që do t’i vërë fre rritjes së industrisë së turizmit. Rregullorja e re, e miratuar kohët e fundit nga këshilli i bashkisë quhet “Turizmi në ekuilibër” dhe parashikon disa masa të cilat do të zbatohen në vitet e ardhshme.

Ato u përpiluan së bashku me nismëtarët e peticionit i cili filloi verën e kaluar nga një grup qytetarësh të Amsterdamit, për të frenuar mundësinë overtourism e mundshëm post-pandemik dhe u firmos nga 30 mijë banorë. Masa parashikon maksimumi 20 milionë turistë në natë në vit, me 12-18 milionë si “vlerë referimi”. Ky numër mund të rritet vetëm nëse bashkia jep pëlqimin.

Për krahasim: në epokën para-Covid, Amsterdami kishte mbi 22 milionë rezervime gjatë natës. Qyteti planifikon të ndalojë hapjen e hoteleve të reja, të vendosë kufizime të ashpra për prenotimet e shtëpive me qira në platforma si Airbnb, të rrisë taksën e turistëve dhe ta bëjë zonën me drita të kuqe më pak tërheqëse për turistët. Në javët e kaluara, administrata e qytetit promovoi një fushatë e cila i fton turistët të kthehen në vendet e kulturës dhe restorante.

Meqë ra fjala për “coffee shop”, një ndër simbolet në Amsterdam – në fillim të këtij viti, bashkia njoftoi synimin për të ndalur hyrjen e turistëve të huaj dhe lejimin vetëm për ata me një pasaportë holandeze. Me këtë masë, qyteti synon të ndalë të ashtuquajturin “turizëm të drogës”, veçanërisht nga Britania e Madhe. Nuk është ende e qartë se kur do të zbatohet ndalimi i të huajve.

/ Corriere della Sera