Ish-drejtori i përgjithshëm i BBC Lord Hall dha dorëheqjen si president i Galerisë Kombëtare të Britanisë së Madhe, pas skandalit me spekulimin në intervistën e vitit 1995 me Princeshën Diana. Lord Hall ishte drejtor i lajmeve në BBC kur Martin Bashir mori intervistën e fortë të Dianës dhe rrëfimin e saj lidhur me problemet familjare me rincin Charles, duke përdorur dokumenta të falsifikuara.
Në një deklaratë, Hall tha se mbajtja e detyrës së tij do të ishte e pavend: “Më vjen shumë keq për ngjarjet e 25 viteve më parë dhe besoj se të jesh drejtues do të thotë të marrësh përgjegjësi,” pohoi ai.
Konfirmimi i faktit, që BBC përdori dokumente të rreme për të bindur Dianën të japë intervistën ka shkaktuar reagim edhe tek princat Uilliam e Herry. Ndër të tjera Uilliam tha se kjo intervistë ndikoi negativisht në raportin e prindërve të tij në vijim.