Shqiptaro-Amerikanët përkujtuan viktimat e komunizmit në Uashington DC

Nga Merita B. MCCormack-Uashington DC /DIELLI/

Një nga veprimtaritë vjetore në Amerikë, zhvilluar nga Fondacioni Amerikan   “Viktimat e Komunizmit “ është  ceremonia e dekorimit të një personi të dalluar për qëndrim heroik ndaj komunizmit dhe vendosja e Kurorave tek monumenti përkujtimor  në rrugën Massachusets në Uashington DC,  ku ftohen  ambasada e përfaqësi diplomatike nga bota, organizata dhe individë të ndryshëm  të  marrin pjesë e të vendosin kurora lulesh në përkujtim të atyre që kanë vdekur e  vuajtur prej komunizmit në gjithë botën.

Kjo ceremoni  që sivjet u mbajt  të premten e  kaluar me 8 Qershor 2018,  filloi në orën 9 të mëngjesit të Amerikës dhe mbaroi pak para kohës së drekës.  Shumë ambasada dhe delegacione diplomatike të akredituara në Uashington DC morën pjesë. Ambasada shqiptare  sivjet kishte përfaqësues një njeri që të gjithë e njohim dhe e respektojmë, një prej atyre që provoi mbi shpinë vuajtjet e diktaturës komuniste. Një përfaqësim dinjitoz i viktimave të komunizmit shqiptar! Ai është i mirënjohuri shkrimtar dhe prej disa vitesh edhe diplomat, z.Visar Zhiti.  Ndërsa ai shkonte me kurorën në dorë drejt monumentit, shumëkush që e njeh Visarin besoj se po mendonin të njëjtën gjë. C’farë ndjen Visari tani? Cfarë mendon Visari tani? Sa e cuditshme është jeta, si i bën punët Zoti. Visari nga burgu gjatë komunizmit,  në  diplomat shqiptar në Uashington DC duke vendosur një kurorë për ata që patën fatin e tij dhe me keq akoma ata që humbën jetën.  Po kështu poeti Pëllumb Lamaj, djali rebel  e sypatrembur që nuk donte t’ja dinte atëherë e asnjëherë për komunizmin, ai që u dënua se ishte demokrat, se e quante komunizmin sic e kish emrin, një keqe e pamëshirshme, cnjerzore, dhe ai nuk ka heshtur për të drejtën.  Ai ecte solemn , i menduar e  ballëlartë,  me shikimin e fokusuar tek ajo që ai kishte ndjerë si detyrim ta bënte, nderim kauzës së drejtë e bashkëvuajtësve.Tek shihje Visarin e Pëllumbin, jam e sigurt momenti ndali për shumëkënd që i njeh ata të dy.  Vallë cfarë mendonin këta dy djem përherë të rinj në shpirt,  por që regjimi komunist u mundua t’ua priste udhët e tyre  në mes , tek vendosnin kurorat me lule për të nderuar kauzën dhe ata që sot nuk flasin dot, nuk ecin dot por janë mes shenjtorëve të tjerë të lirisë dhe me vullnetin e Zotit pranë tij në ngushëllim e dashuri, duke u lutur për këto kurora të vendosura sot si KUJTESË dhe për përparim demoktratik në Shqipëri e botë.

Disa shqiptaro Amerikanë  të tjerë që përfaqësonin organizata, familje apo fise të persekutuara nga regjimi komunist ishin të pranishëm aty gjithashtu. Z.Cezar Ndreu dhe djali i tij  student në Unversitet, Marlini kishin udhëtuar nga Nju Xhersi për tu gjendur aty për të nderuar e përkujtuar familjarët e tyre dhe ata që bashkëvuajtën me ta  prej vitit 1945-1992 nëpër kampet e internimit, në burgjet komuniste apo në shtëpitë e tyre tek përpiqeshin të jetonin jetën e tyre mes mundimeve e pengesave të shumta venë posacërisht për t’jua bërë jetën zeher.  Desi, vajza e të nderuarit Jonuz Ndreu dhe Vajeta Gjeka , ishin po aty duke transmetuar live për Nuzin, që ai  ta shihte ceremoninë tek zhvillohej në atë moment. Ishte emociounuese të shihje Cezarin që pas leximit të emrit të familjes,  ai sheh djalin, i jep udhë me ngadalë ecjes solemne drejt momunemtit , nderon, resepkton  dhe kushedi se cfarë i shkon në mendjet e tyre. Dy breza të familjes Ndreu, njeri lindur e rritur në Internim, tjetri në lirinë Amerikane, të dy respektojnë njëlloj e shpresa rritet sepse dinamika mez brezave shpaloset. Unitet familjar e besnikëri ndaj së drejtës.  Ndoshta ishte kjo prani e fuqishme e kuptimplotë dhe motivi i udhetimit të tyre që  tërhoqi vëmendjen e gazetarëve pasi  z. Cezar Ndreu  pas ceremonisë u intervistua në studio nga  Zeri i Amerikës për këtë ngjarje.

Dr. Gjon Bucaj  dhe  Z.Mithat Gashi që përfaqësuan degët e Vatrës në Uashington  DC e Worcester , Masachusests, shoqëruar nga Eduard Bucaj, Armin Zotaj e Simon Mirakja(Nga Instituti i Autoritetit për Informim Mbi Dokumentet e Ish Sigurimit të Shtetit)- ishin po aq solemnë e të angazhuar në misionin e tyre nderues e përkujtues.  Z. Gashi, një vatran i vjetër dhe një antikomunist i njohur, një person që është aratisur nga Shqipëria komuniste, kishte udhëtuar nga Nju Jorku për tu gjendur në ceremoni.

Zotërinjtë Tasim Ruko e Xhejson Sulisufaj kishin udhëtuar nga Tampa, Florida, ndoshta ishin vatranët që kishin shpenzuar më shumë nga ne të gjithë për t’u gjendur aty dhe  me dashurinë e respektin e tyre në zemër për të afërmit e tyre e për të afërmit e vatranëve në Florida, ata nderuan në mënyrë  solemne e me emocion  në emër të degës së Vatrës  në Tampa, Florida. Ndërsa historinë e Tasimit e familjes së tij e dimë pak a shumë, ishte e dhimbshme të dëgjoje Xhejsonin 24 vjecar të tregonte historinë e babait të tij që ishte arratisur nga Shqipëria,i dënuar edhe nga Serbët. Ishte ky djalë që tek fliste shqip megjithëse ka lindur këtu, të jepte shpresë se brezi i ri do ta luftojë të keqen me rrënjë qoftë në Amerikë, qoftë në Shqipëri. Aty ishin edhe Zotërinjtë e nderuar  Haxhi Dauti , Fredi Tollja dhe  miku tjetër mes tyre Kaloshi , që kishin udhëtuar prej së largu, shoqëruar nga gazetari Beqir Sina për të  nderuar viktimat në emër të organizatave përkatëse e përfaqësonin, si Këshilli Kombëtar Shqiptaro Amerikan dhe Balli Kombëtar. Muc Xhepa me të përvitshmen prani të tij simbolike, në emër të organizatës së  tij “Shtëpia e Lirisë” , e natyrisht shumë shoqërues e familjarë të kurorëvendosësve të ndryshëm  ishin aty të dëshmonin me prezencën e tyre për të vërtetat e dhimbshme dhe për të nderuar e kujtuar për të mos harruar.  Binin në sy të moshuar por edhe të rinj që megjithëse mund të mos e kenë provuar thundrën e hekurt të regjimit komunist , ata duan të thonë se simpatizojnë ata që vuajtën.

Ceremonia ishte solemne dhe prekëse, solemne dhe një klerik  amerikan bekoi ceremoninë, Drejtori egzekutiv i Fondacionit hapi ceremoninë dhe bëri prezantimet e folësve,  kubanezi dëshmor Oswaldo Payá mori medalje pas vdekjes dhe themeluesi i fondacionit foli për të këqiat e komunizmt si ideologji e si sistem qeverisës.

Pastaj filloi vendosja e kurorave.  Fotoja shoqëruese është shumë dëshmuese se gjaku i martirëve është fara e pemës së jetës së të ardhmes. Këta njerëz përfaqësojnë kombe të ndryshme që i ka bashkuar dhimbja e humbjes së të afërmeve por edhe shpresa e së ardhmes pasi Amerika , prijëse e demokracisë në botë, kujdeset për mbrojtjen e përparimin e kësaj demokracie. Vërtet, fjalët e Nolit, “mbahu nëno mos kij frikë se ke djemtë në Amerikë” tingëllon aktuale sot më shumë se kurrë. Prania e kaq shumë shqiptarëve në këtë ceremoni tregoi se shpirti i shqiptarit  pro demokraci ka mbijetuar e do mbijetojë. Po ashtu prania e kaq shumë vajzave dhe djemve te rinj shqiptaro-amerikane dhe amerikane te tjere tregon se komunizmi nuk ka të ardhme ne SHBA. I perjetshem qofte kujtimi i martireve te lirise!

Natyrisht , si ngaherë, ne mbremje shume shqiptare vendas ne DC dhe miqte e larget u mblodhën në “Cafe Chocolat” një bar cokoloate butik me pronar shqiptar, Z.Gjergji Dollani, në zemër të DC, për të vazhduar bisedën e për disa edhe  më vonë, në një restorant në DC, ku biseda për rastin që ishim mbledhur,  vazhdoi deri në orën 11 të natës pas një darke të bollshme e miqësie vëllazërore ,ashtu si dinë vec shqiptarët.

Faleminderit Amerikë!