Më shumë se 50 milionë njerëz janë infektuar nga koronavirusi i ri në Evropë, që kur u shfaq për herë të parë në Kinë në fund të vitit 2019, raporton agjencia AFP.
Shifra bazohet nga të dhënat e 52 vendeve dhe territoreve që shtrihen deri në Azerbajxhan dhe Rusi. Vetëm në shtatë ditët e fundit janë regjistruar 1.382.000 raste të reja. Kjo shifër tregon për një mesatare prej 197.400 rastesh në ditë.
Shumë vende evropiane kanë raportuar për një numër më të ulët të rasteve ditore me koronavirus në dy javët e fundit. Disa qeveri tashmë po heqin gradualisht masat e kufizimeve të vendosura për të parandaluar përhapjen e COVID-19.