Nga Armand MERO & Ilirian AGOLLI
Kryetari i PSD, Tom Doshi, dha dorëheqje të parevokueshmenga kandidimi i tij për deputet, dhe i kërkoi KQZ-së që tazëvendësojë me emrat e tjerë. Nga sondazhet e para partia e tijmund të marrë të paktën një mandat nga votimi i të dielës.
Zoti Doshi kandidoi për deputet, megjithë thirrjet e përsëritura tëambasadës amerikane drejtuar institucioneve shqiptare për tëshmangur futjen e tij në parlamentin e tij, pasi kishininformacione për korrupsion domethënës nga ana e tij.
Ambasadorja e SHBA-ve, Yuri Kim, vizitoi së bashku me kryetarin e KQZ-së, Ilirjan Celibashi, qendrat e numërimit tëvotave në dy shkolla dhe të dy kërkuan administrimin sa më tësaktë të procesit.
“Ne do ta shohim procesin nga afër. Votuesit shqiptarë e kanëbërë punën e tyre, tani përgjegjësia mbetet mbi numëruesit për tabërë punën e tyre me integritet. Unë besoj se do ta bëjnë” – thaambasadorja Kim.
Ajo bëri thirrje partive politike të presin me durim rezultatet dhekur ai të certifikohet, duhet t’i pranojnë ato.
Ambasadorja Kim shkroi më pas në rrjetet sociale se procesi inumërimit kishte filluar dhe duhej pritur nga të gjithë me durimrezultatet.
“Shtetet e Bashkuara të Amerikës do të jetë me ju deri në fund!”,– shkroi ambasadorja Kim.
Ndërkohë ka nisur numërimi i votave në të gjithë qarqet e Shqipërisë. Nga rezultatet e pjessshme fillestare ende nuk shihetnjë fitues i qartë, por deri tani ato po shkojnë sipas prirjes qëpohuan sondazhet.
Fituesi i zgjedhjeve të 25 prillit duket se do të përcaktohet nganjë diferencë e ngushtë mes palëve.
Të paktën tre Exit poll-e të ndryshme të bëra publike nëmbrëmje, në televizionin Top Channel, Euronews Albania dheOraNews, japin thuajse të njëjtën panoramë, atë të njëpërballjeje thuajse kokë më kokë mes Partisë Socialiste nganjëra anë dhe Partisë Demokratike e koalicionit që ajo drejtoidhe Lëvizjes Socialiste për Integrim nga ana tjetër.
Të gjitha sondazhet konfirmojnë faktin se Partia Socialiste ka mbetur forcë e parë e vendit, por se Partia Demokratike, e cilaka një rekuperim të ndjeshëm të mbështetjes elektorale, sëbashku me LSI-në e cila jepet e tkurrur po ndjeshëm, janë nëavantazh.
Çështja është se sistemi elektoral proporcional rajonal, nuk lejonnjë përkthim të saktë nga përqindjet në nivel kombëtar, nënumër mandatesh në parlament.
Pak pas publikimit të rezultateve të Exit poll-eve, kryetarisocialist Edi Rama, u shfaq duke saktësuar se rezultati i vërtetëështë ai që ndodhet në kutitë e votimit. “Sondazhet, Exit poll-et, pavarësisht se ne na japin forcë qeverisëse, i përkasinarsyetimeve para ndeshjeve. Tani është rezultati i kutive që ështëdhe rezultati i ndeshjes”, deklaroi ai.
Zoti Rama kërkoi që çdo numërues të kryejë me përgjegjësidetyrën e “të kontribuojë për të numëruar në mënyrë korrektevotat që janë në kuti. Ne nuk duam thjesht rezultatin dhekonfirmimin si forcë qeverisëse, por siç ishte kjo ditë kaq e bukur, kaq qytetare, falë sjelljes demokratike të të gjithëve, duhet të jetë dhe numërimi i procesit dhe nga ky proces, duhet tëdalë e fituar Shqipëria”.
Nga ana e tij dhe kryetari demokrat Lulzim Basha, nuk e fshehuoptimizmin. “Faleminderit gjithë qytetarëve të Shqipërisë qëzgjodhën ndryshimin. Kjo është një fitore e qartë për popullinshqiptar, një fitore e qartë për Aleancën për Ndryshim”, u shpreh zoti Basha, i cili gjithashtu nënvizoi se “vullneti ipopullit është në kutitë e votimit. Kam besim të plotë se komisionerët dhe numëruesit do ta menaxhojne proçesin me përgjegjësi dhe durim dhe sipas ligjit. Siç kam thënë në fillim tëfushatës, në fund të këtij proçesi Shqipëria fiton”, theksoi zoti Basha.
Nëse dhe procesi i numërimit konfirmon panoramën e Exit poll-eve, atëherë procesi i numërimit do të jetë një betejë deri nëfletën e fundit të votimit.
Deri pak para mesnatës kishte nisur numërimi i vetëm njëqendre votimi. Komisioneri shtetëror i zgjedhjeve IlirjanCelibashi, shpjegoi se është në përfundim procesi i dorëzimit tëmaterialeve zgjedhore në vendet e numërimit.
Ai deklaroi se procesi i numërimit duhet të vazhdojë pa ndërprerje, pasi nuk ka asnjë arsye. Sipas zotit Celibashi, rezultati do të duhet të dalë brenda 48 orëve. /VOA/