Siç dihet, Rusia që nga shekulli IX (9) dhe deri në shekullin XIII (13) ka qenë vetëm një “shtet” ose provincë e vogë kishtare ose ikumenike e njohur si “Kjevskaja Rasija” (“Rusia e Kijevit”) ose “Knjazovina e Moskës” (“Moskovksa Knezhevina”).

Ndërkaq, duke filluar nga shekulli XIV (14), XV (15) dhe tutje, në kuader të projektit të njohur imperial ose kolonialist tè “bashkimit të tokave ose teritorëve ruse”, Rusia do t’njohë shtrirje ose zgjerime të vazhdueshme teritoriale ose gjeografike në kohëra dhe hapësira të ndryshme euroaziatike. Duke filluar me Kazanin dhe Astrahanin, për të vazhduar me Kaukazin (Kaukazinë), Detin e Zi, hapësirat ose teritorët e ndryshme në Detin Baltik dhe Skandinavik (në dëm të Finlandës, Suedisë dhe Norvegjisë), në Prusinë Lindore, në Kurllandi, Lituani, Volinje, Podoblje, në Dnjestër, Dnjepër, Kurile ose Sahalinë të Japonisë, Kinës, Polonisë,, Letonisë, Lituanisë, Ukrainës dhe gjithandej.
Të gjitha këto sipas imagjinatave ose fantazive të njohura imperiale dhe kolonialiste të Ivan Groznit, Volokolamskit, Ivanit IV, Pjetrit (Petrit) të Madh, Katarinës II- të dhe kështu me radhë. Duke e bërë Rusinë si imperi (perandori), apo si shtetin me hapësirën ose sipërfaqën më të madhe tokësore ose gjeografike të globit ose planetit tonë.

 

Rusinë thonë se e krijuan rastët e volitshme dhe femrat (gratë) e mençura dhe të bukura…!?

 

Rrugën e mesipërme imperiale dhe kolonialste të vëllezërve të mëdhenjë në Rusi, do e ndjekin edhe serbo-malazezët në Ballkan. Duke u shtrirë ose zgjëruar në dëm të teritorëve të njohura etnike dhe historike të iliroshqiptarëve autokton dhe indogjen në ato hapësira. Kjo duke filluar nga Car Dushani, Stefan Nemanja, Obrenoviçi, Krajl Nikolla, Pjetri (Petar), Karagjorgjeviçët, Nediqi, Pashiqi, Çubrilloviçi, Drazha Mihajloviçi, Rankoviçi etj.

E tërë kjo në saje të frikës, qyqarëllëkut, naivitetëve dhe paradokseve të njohura reaksionare dhe anakronike të fuqive të ndryshme imperiale ose kolonialiste të kontinentit plak të cilave, gjithëmonë u është mekur zëri dhe stepur goja-përballë militarizmi, imperializmit, kolonializmit, hegjemonizmit dhe ekspanzionizmit të Rusisë, Serbisë, Malit të Zi, Turqisë etj.

Për me tepër ndërkaq, e përballur me presionin e njohur ruso-pentarkist mbi zhdukjen ose likuidimin e përgjithshëm dhe përfundimtar të “Portë së lartë (Turqisè) -pas rëniës ose debimit të Napoleon Bonapartës nga pushteti: Në vend të Francës, rolin e mbrojtjësës ose protektorës së Turqisë do e merr Britania e Madhe. Dikur me vonë SHBA-s dhe Gjermania.

Në Poloni dhe Ballkan ndërkaq, do filloi së zbatuari ndarja ose ‘copëtimi i dytë’ i Polonisë dhe Shqipërisë në llogari të Rusisë, Serbisë, Malit të Zi dhe fuqive të ndryshme imperiale ose kolonialiste në bazë të vendimëve të “Kongresit të Vjenës” me 1815, ,”Kongresit të Parisit” me 1856, “Kongresit të Berlinit”, “Traktatit të Shën Stefanit” etj.

Ndonëse, vetëm Napoleon Bonaparta dhe deri dikund.. Karl August von Hrderbergu, R. von Steini dhe të tjerë nga Perandoria Gjermane e Prusisë, asokohe ua kishin dalur ose arritur qëllimëve të tyre ushtarake dhe politike-kundër Rusisë cariste, hegjemoniste, ekspanzioniste ose imperiale-kolonialiste.

Pas Luftës së Parë dhe të Dytë Botërore, Polonia, ish Çekosollivakia dhe shtetët tjera u shtrinë ose zgjëruan në dëm të teritorit ose hapësirës jetësore të Gjermanisë në Danzig (Gdanjsk), Brezlav (Vrocllavë), Suddete, Kliepede etj.

Kosova ndërkaq, në buzëmbremjen e parë të “Konferencës së Ambasdorëve” të Londrës (1913) dhe deri me “Traktatin e Versajës” (1919)-thuhet se i kishte dikund me tepër se 28.5OO kilometra katrore të teritorit ose hapësirës së saj jetësore, etnike, historike ose gjeografike.

E tërë kjo në saje të kurthave, intrigave, dredhive, shantazhëve dhe manipulimëve të ndryshme ortodokse dhe bizantine të sinodit ose mitropolisë së kishës pravosllave dhe regjimëve të ndryshme ushtarako-policore të Serbisë, Malit të Zi, Rusisë dhe aleatëve të tyre në prapavi.

“Liria, drejtësia dhe barazia e njohur shtetërore, nacionale, politike, sociale, fetare , kulturore, historike, gjeografike etj., janë etja e botës, fuqia ose mëshira e Zotit, si dhe e drejta e njohur e natyrës”, do thonin dikur Deistët. Për t´u shprehur në vazhdim se : “duke i kërkuar të drejtat e tyre të pakufijshme në kohë dhe hapësirë, popujt dhe shtetët e ndryshme, i kanë harruar, shkelur, privuar dhe përvetsuar të drejtat dhe liritë natyrore, nacionale, etnike, historike dhe gjeografike të tjera të popujve dhe shtetëve tjera. E sidomos ndaj atyre që janë (ishin) më vegjël ose më të dobët.

Në shkrimët ose veprat e njohura të mendimtarëve ose autorëve të shquar si  “Enciklopedia” e Denis Diderotit, “Në kërkim të së vërtetës” ose “Traktati mbi Natyrën dhe Meshirën e Zotit” të Nicolas de Malenbranchës, “Ligjet shoqërore ose qytetare në rendin e njohur natyrorë ose ordinarë”  të Jean Donatit, ” Mendimet mbi zhvillimin dhe edukatën” të John Lockut, “Fjalori i njohur kritik dhe historik” i Pierre Baylesë, “Studimi i aftësive dhe meritave” i Anthony E. Shaftesburyt, “Bisedat ose debatet filozofike” të Mozes Mendelsonit, “Teoria e ndjenjave morale” ose ” Hulumtimi i natyrës dhe pasurisë njerëzore ose qytetare”  të Adam Smithit, ” E drejta natyrore” te H. J. Störigut etj.. mund t’i njohim ose kuptojmë me lehtë paradokset ose padrejtësitë e mesipërme reaksionare dhe anakronike.

Thonë se Revolucionet e njohura industriale dhe politike në Angli, Francë dhe SHBA-s, asokohe u kishin dhënë fund formave ose metovave të egra skllavopronare, borxheze, fedualiste, absolutiste, kolonialiste, imperialiste, hegjemoniste, ekspanzioniste etj.

 

Një digresion i vogël:

 

Në saje të mbështetjës së konsiderueshme të klasës së gjërë punëtore ose sindikaliste si dhe të opinionit të gjërë publik në Francën e asokohëshme, Napoleon Bonaparta dhe “apostujt e lirisë”, në vitin 1789 e kishin sulmuar Bastilën. Ndërkaq, nga 1791-deri me 1793,  kishte ndodhur puçi ose grushteti i njohur ushtarak i Napoleonit (Bonapartës) dhe “jakobinëve” të tij kundër aristokracisë ose borxhezisë së lartë të Lujit (Luigjit) të XVI-të dhe Maria Antonetës. Pë t’u pasuar me sulimin e fuqishëm në Tulerie, suspendimin e sistemit (regjimit) absolutist dhe monarkist në Francë, Triumfiratin, Konventën Nacionale të Republikës së Francës dhe ngritjen e Komitetit të Shpëtimit Kombtar. Kjo pavarësisht, reformave të filluara nga ministrat e ekonomisë dhe finansave të Lujit të XVI-të dhe Maria Antonetës si Turgot, Necker, Calonea, Brienea etj.

 

Feminizmi dhe jozefinizmi (zhozefinizmi)…

 

Siç dihet, e drejta, liria, barazia dhe pavarësia e njohur ligjore, gjinore, racore, shtetrore, nacionale, etnike, profesionale, institucionale, funksionale, klasore, sociale, kulturore, historike dhe politike së bashku me levizjet e njohura feministe dhe të tjera, kanë qenë objekt i studimëve, analizave dhe interpretimëve të njohura shkencore ose metodologjike që nga etapat ose periudhat e njohura revolucionare dhe postrevolucionare tè Napoleon Bonapartës dhe deri me sot. Sidomos feminizmi dhe jozefinizmi ose zhozefinzmi. Feminizmi dhe jozefinizmi (zhozefinizmi) -thuhet se kanë lindur ose janë shfaqur për herë të parë në Francë.

Feminizmi në fillim, me tepër ishte si të thuash organizatë ose levizje politike, se sa  koncept ose pozicion i definuar shkencor ose metodologjik në menyrë praktike dhe teorike.

Ndërkaq, me kyçjen, angazhimin, involvimin dhe inkorporimin e grave (femrave) të njohura feministe në botën dhe jetën e përgjithshme politike, shkencore, kulturore ose akademike: Do bëhen valide dhe relevante kritikat dhe teoritë e njohura shkencore dhe humaniste jo vetëm ndaj shtetëve, sistemëve dhe shoqërive të ndryshme liberale, parlamentare dhe demokratike, por edhe ndaj teorive të ndryshme determinante dhe paradigmatike në fushën e arsimit, shkencës, kulturës, informimit dhe politikës. Sidomos në Francë, SHBA-s dhe vende tjera nepër etapat ose periudhat e ndryshme revolucionare, postrevolucionare, bihevioriste, postbihevioriste etj.

Se këndejmi, sipas ideve, teorive, konceptëve dhe definicionëve të njohura feministe: ” Duhet hedhur poshtë idetë ose teoritë e ndryshme maskuliniste ose paternaliste që kanë për qëllim limitimin ose përkufizimin e sferës politike mbi bazat e ndryshme gjinore ose sekiste etj. Politika, shteti dhe pushtet sipas tyre, janë diçka përtej kuzhinës ose shtratit (krevatit) bashkëshortor ose martesor. Duke menduar në rendin ose sistemin e njohur shkencor dhe humanist ose gneseologjiko-epistemologjik të edukatës dhe kultutës së gjithëmbarëshme shtetrore, nacionale, familjare, gjenealogjike, institucionale, politike , kulturore, historike, gjeografike etj.

Ndaj, mu për shkak të asaj se forca ose fuqia politike, sipas teorisë dhe praktikës së njohur feministe :”janë shpikur ose zbuluar nga gjina mëshkullore si qëllime, mjete ose instrumente të kontrollit, monoplit, sundimit, komplotit, shantazhit dhe manipulimit”! Atëherë, gjithënjë sipad tyre, shkenca dhe politika aq sa janë çështje ose aspekte të logjikës, njohjes, përvojës dhe aftësisë, po aq janë edhe çështje ose aspekte të sistemit ose mekanizmit të autoritetit, forcës ose fuqisë materiale, ligjore, fizike (organike), politike etj.

Ndonëse, modernizmi ose postbiehorvinizmi, pos tjerash i kanë determunar, paradigmatizuar, fragmentarizuar dhe relativizuar edhe dallimet dhe pozicionet e ndryshme (metateorike, normativo-ontologjike, epistemologjiko-gneseologjike, kritkio-dialektike, materialisto-dialektike, racionale ose empiriko-pozitiviste etj.) në mes atyre që lindin, kriojinë ose prodhojnë dhe atyre që munden, dijnë dhe fitojnë.

Kohëve të fundit gruaja (femra) intelektuale dhe intelegjente është futur ose ka depërtuar në të gjitha fushat ose segmentët e mundshme të jetës. Në familje, shoqëri, arsim, shkencë, kulturë, informim, ekonomi, industri, tregti, ushtri (armatë), polici, politikë, diplomaci etj.  Duke u angazhuar dhe kontribuar kështu për shëndetin, rritjen, zhvillimin, përsosjen, eksplorimin, afirmimin dhe avansimin e gjithëmbarëshëm dhe sa më të shpejtë të njeriut, popullit (kombit), shtetit dhe shoqërisë së gjërë njerëzore ose qytetare në kuptimin e plotë të fjalës.

Edukata, kultura, arsimimi, emancipimi, intelektualizmi, profesionalizmi, vlerat,  konkurenca dhe patriotizmi, në esencën ose substancën e tyre janë integral, në aspektin njerëzorë ose qytetar-global ose universal, të rëndësishëm dhe karakteristik për çdo qenie ose specie njerëzore, për çdo racè ose gjini etj. Ky realitet është padyshim aparent dhe transparet, për sa kohë që femra (gruaja) jeton, punon, krijon, mendon dhe është valide, ose e barabartë me të tjerët në arenën botërore ose ndërkombtare.

Se këndejmi, forcat dhe energjitë e njohura racionale e kritike të pranishme në konceptin elitar dhe egalitar të kulturës shtetrore dhe nacionale, do duhej të vendoseshin kundër funksionit të palës kundërshtare “antropologjike” ose antropolitike. Ndërkohë që impulset revolucionare, evolutive, restauratore, racionale, pozitive, avangarde dhe progresiviste të së parës, do duhej t’iu kundërvihen implikimeve konservatore, retrograde, reaksionare dhe ataviste të së dytës. Sidomos në narrativin (narracionin) e njohur shkencorë ose metodologjikë që flet ose bèn fjalë mbi shtetin ose realitetin e ri kosovar -kundër konceptit ose definicionit unilateral ose monologjikë (bla-bla-bla) të “kulturës borgjeze, skllavopronare ose feudaliste” në momentet e “shkëlqimit” të saj më të madh.

Ndonëse, politika borgjeze, skllavopronare ose feudaliste, gjithèmonë kanë prodhuar paradigma dhe solucione skllavopronare ose paternaliste (patricentrike) tè cilat nuk kanë asgjë të përbashkët me kodin dhe unitetin e njohur shkencor, humanist ose etiko-estetik.

Në instancë të fundit, rrymat, tendencat ose levizjet e ndryshme feministe ose iluministe të gjinisë së bukur ose “polit të butë” i bëjnë mirë popullit, shtetit, pushtetit, arsimit, shkencës, kulturës, informimit, politikës dhe diplomacisë kosovare.

Sidomos atèherë kur ka tentativa serioze për të kthyer tërësinë e mendimit kritik në një institucion ose instancë të lartë morale dhe kompetente që e bën tè pamundur përthithjen dhe reduktimin tyre si vlerë shkëmbimi përmes institucionalizimit dhe valoriizimit të vet kritikës së njohur shkencore dhe humaniste. /ASh/