Nga Kimete Berisha
Po është qesharake për ty me mendu se je më dikushi se turku.
Qëndrimi fashist i disa gazetarëve ndaj kulturës turke s’do të ishte qesharak, por do të ishte rast klinik, në qoftëse shqiptarët do të ishin për mashallah, e të shquar për kulturë e për rend.
Çka do me thënë kjo, një të dytën shkrime kundër Erdoganit, bëjnë ekskluzivisht ata që u shërbejnë verbërisht, u rrinë gatitu e ua hanë prapanicat kriminelëve dhe hajnave më të mëdhenj të këtij vendi.
Qysh?
Shqiptarët qenkan aq të ngritur e fragjil, sa o ku-ku po habiten me kulturën e ‘ultë’ të turqve.
Po ku gjen ti dyfytyrësi më të madhe se sa te shqiptarët!
Hashim Thaçi e Xhavit Haliti qenkan më demokratë se Erdogani!
Kadri Veseli që e shfrytëzon pushtetin si instrument për ta uzurpuar në mënyrë partiake administratën-qenka më demokrat, apo Ramush Haradinaj që shoqnohet me kriminelët më agresivë serbë dhe thotë se e ka përbi marren, qenka më ‘burrë i mirë’ se Erdogani.
Me sha Erdoganin mbase mund ta bëjnë popujt evropian që nuk kanë probleme me ‘erdoganët’ e tyre, dhe nuk u shërbejnë atyre.
Ama, me sha Erdoganin shqiptarët që vet u shërbejnë ‘erdoganëve’ shqiptarë, kriminelëve ma të tërbuar të historisë shqiptare, është për m’u mbyt n’legen.
Vëreni ju se po këta turkofobët që e shajnë Turqinë dhe kërkojnë nga Kosova e Shqipëria të prishen me Turqinë, kurrë kurrë, ama kurrë nuk merren me Serbinë dhe kriminelët serbë, shkaku se Serbia është ortodokse. Aq më tepër nuk merren me kulturën serbe, sepse u duket superiore.
Po pse shqiptarëve u duket vetja ‘dikushi’ popull kaq i vogël sherrin kaq të madh, është çudi se sa mendjen e madhe e kemi pasur me shekuj dhe e bartim këtë mendjemadhësi nga gjenerata në gjeneratë.
Pse duhet të mbrohet kultura shqiptare nga kultura turke, kur nuk dallon asnjë trohë nga ajo kulturē, e mirë-e keqe, e tillë çfare është.
Për dallim se shqiptarët ia mbajnë vetes si evropianë, ama në shpirt janë ‘ndryshe’ dhe kanë paragjykime të mëdha, më të mëdha se Stambolli, se turqit nuk shiten si evropianë, pa qenë të tillë, siç shitemi ne. Turqit nuk i kanë ato komplekse.
Pse, në bazë të çkahit kultura shqiptare qenka më superiore se ajo turke!
Ua shkojmë atyre me këngë, me poezi (kush e ka lexuar poezinë turke, ka çka tregon), me raporte ndërnjerëzore, apo ndoshta me kuzhinë ua shkojmë.
Ju që i helmoni poetët e i lini pa bukë intelektualët, kishe po hani kundër Erdoganit!
Shqiptarët e hudhin bërllogun në rrugë;
Flasin me zë të lartë;
Nxjerrin rudë nga hunda e nuk i lajnë duart;
I ngucin femrat rrugës;
Pështyjnë në xhade;
Rrejnë, mashtrojnë, tradhtojnë;
i rrehin fëmijët;
i mbysin gratë;
janë dembela;
Bajnë fjalë;
E vjedhin shtetin;
I vjedhin lulet;
E blejnë pafajësinë prej gjykatave;
Tridhjetë ditë agjërojnë, e për bajram pinë raki;
I braktisin bebat;
Kur idhnohet shqiptari, femrës i thotë ‘kurvë’
Nuk i zbulojnë kriminelët;
I lirojnë prej burgu vrasësit e fëmijëve ;
I vjedhin dëshmitë e krimeve;
I shkatêrrojnë njerëzit e pa krahë;
Merren me sehire;
Shkruajnë te hoxha me gjet burrë apo gru, me lind fëmijë;
Çesin pushkë me ju lind djalë;
Ua dhan’ hisen veç djemve;
Shkrijnë plumb;
Shkruajnë pallavra e i quajnë gazetari;
Bëjnë filma për gjynah;
Këndojnë këngë toileti-për një përdorim;
Nuk lexojnë libra;
Ta lan kopilin n’derë…
Nuk lënë gjë pa ba, e Erdogani qenka më ‘ i keq’…
Erdogani është më i mirë se Hashim Thaçi, sepse nuk shtiret, nuk aktron, as nuk e fsheh qëllimin që të bëhet qysh do ai dhe vetëm qysh do ai.
E jo si këta tanët që të djegin ‘tinëz’ Evropës, por ta ‘humbin farën’ mbas shpinës evropiane.
S’ke pse e ruan veten nga vetja, s’ke pse tutesh se bëhesh më i keq, sepse s’ke ku shkon më keq.