Në deklaratën qeveritare në Bundestag, kancelarja Merkel edhe njëherë mbrojti rrugën europiane për daljen nga pandemia, edhe tek vaksinimi e sidomos tek vaksinimi. Ajo kërkoi prodhim të pavarur të vaksinës në BE.
Kancelarja në një deklaratë qeveritare të enjten (25.03) në Bundestag theksoi edhe njëherë nevojën e prodhimit të mëvetësishëm të vaksinës në BE. Ajo që duhet bërë është sigurimi i prodhimit në territorin europian, tha Merkel. Në Britaninë e Madhe prodhohet për Britaninë e Madhe, SHBA nuk eksporton vaksinë. Prandaj jemi të varur për një kohë të gjatë nga ajo se çfarë prodhohet në Europë edhe përtej këtij viti.
“Mirë që e kemi BE”
Merkel e mbrojti rrugën europiane në luftimin e pandemisë përkundër kritikave. “Megjithë vështirësitë, besoj, se në këtë pandemi është treguar, që është mirë që e kemi Bashkimin Europian”. Për këtë ajo përmendi planin për sigurimin e vaksinës. “Ishte gjëja e duhur që vendosëm sigurimin e përbashkët dhe lejen për vaksinat përmes BE.” Nëse e shikon, se edhe tek diferenca të vogla në shpërndarjen e vaksinës ka diskutime, nuk dua të përfytyroj, se çfarë do kishte ndodhur, nëse secili vend do e kishte siguruar vaksinën për vete. “Kjo do ta trondiste me themel tregun e brendshëm”, tha Merkel para Bundestagut. Merkel po ashtu para samitit të krerëve të BE kërkoi analizë të thellë të dobësive të BE. “Bën pjesë tek të vërtetat, që kjo pandemi tregoi, se duhe të analizojmë pa mëshirë, se ku janë dobësitë tona.”
Para Bundestagut Merkel u bëri gjithashtu thirrje komunave gjermane për më shumë kreativitet në luftimin e pandemisë duke përmendur qytetet që janë model në luftimin e pandemisë, si Tybingeni apo Rostoku. Lidhur strategjinë e testeve, ajo kërkoi më shumë angazhim të landeve. Federata nuk mund të ketë gati infrastrukturën e testeve për 40.000 shkolla gjermane.
Merkel kërkoi nga ekonomia gjermane testimin dy herë në javë të punëmarrësve, që nuk punojnë dot nga shtëpia dhe kërcënoi me kthimin në detyrim të testimit për ekonominë, nëse rreth “90% “e firmave nuk e zbatojnë vullnetarisht angazhimin e marrë. “Ofertat më të mira të testimit nuk vlejnë, nëse ato nuk merren në konsideratë”, tha Merkel. “Nëse pjesa më e madhe e ekonomisë gjermane nuk i ofron teste punonjëseve e punonjësve, atëherë ne do të marrim masa rregullatore që kalojnë në rregulloren e mbrojtjes në punë”, tha Merkel.
la/Ag