Sheqeri që dielte nga Maliqi seç kishte një ngjyrë si të purpurt, njësoj sikur merrte me vete gjakun e inxhinerëve të pafajshëm të varur në litar apo të pushkatuar tok me të burgosurit, që dhanë shpirt, të harruar në baltë.

Nga Agim DËSHNICA – Boston SHBA

​Në këto ditë fushate, kur në 25 prill, do të votohet për ndryshimin, për fitoren e Shqipërisë, kujtimet na kthejnë mbrapsht,në 2 dhjetorin e votimeve 1945 dhe dramave tragjike që zgjatën pothuaj gjysëm shekulli. Pasi krismat e Luftës së Dytë Botërore heshtën, kudo u kryen punime për rindërtimin e qyteteve, porteve, urave, rrugëve dhe hekurudhave.

​Në vendin tonë, e rreshtuar në krahun  e gabuar lindor u fol për “fitoren e popullit”, por pushteti i fituar me gjakun e atdhetarëve liridashës, ra në duart e një kaste të rrezikshme. Mandej në zgjedhjet e vitit 1945, “Fronti Demokratik”- u përball me një opozitë të pafuqishme, me vota të manipuluara nga komunistët.

​Ndërkohë bijtë e familjeve fisnike, studentë të shkëlqyer në universitetet e Europës, u kthyhen në atdhe si mjek, veterinerë, agronomë ,inxhinierë e punuan në institucionet përkatëse, ndërmjet tyre inxhinieriAbdyl Sharra, i cili mori përsipër rindërtimin  e Portit të Vlorës,urës së Drashovicës, urës së Mifolit të dëmtuara gjatë luftës, Ndërsa lnxhnieri  talentuar  Kujtim Beqiri , aftesitë e veta i vuri në sherbim të atdheut duke drejtuar me sukses punime për  hapje rrugësh  pa makinritë aq të  nevojëshme, ndër to, rrugën e  vështirë malore Kukës – Peshkopi, Por zhvillim i ngjarjeve politike. ndryshoi drejtimin në kah të kundërt. Komandantët e komisarët, shumica pa shkollë, të zbritur nga malet, u sulen drejt pushetit me gjyqe pa ligje, kundër-firmatarëve të pavarësisë- intelektualëve të shkencës, letërsisë e kulturës.

​Pas votimeve të 2 dhjetorit 1945, më 11 janar 1946, u shpall me brohori Republika Popullore me një parti. Ky akt u shoqërua me skenare gjyqesh në Tiranë, Shkodër, Vlorë, Gjirokastër, Korçë etj. Një ndër ta ishte gjyqi i “grupit opozitar”, ku bënte pjesë shkrimtarja e parë shqipare Musine Kokalari. Më pas u vijua me “grupin e sabotatorëve”, “agjentë të amerikanëve”, e inxhinierëve,  Abdyl Sharra  e Kujtim Beqiri, të dy nga Vlora, tok me ekipin teknik, për tharjen e kënetës së Maliqit, për panxharin e fabrikës së sheqerit, kur populli vuante nga mungesa e bukës. Aso kohe ndihma me ushqime falas nga UNRA, u shit me racion. Mallrat e tregtarëve të shpronësuar, iu dërguan Beogradit të uritur. Një veprim i tillë, shkaktoi mungesën e frikshme të mallrave të nevojshme për qytetarët. Kjo krizë rëndoi mbi shpatullat e fshatarëve që punonin e prodhonin. Për habi ata njerëz të ndershëm e punëtorë, u quajtën ”kulak” “armiq të popullit”. Ata skllevër në tokën e tyre, duhej t’i dorëzonin shtetit prodhime më tepër se detyrimi i caktuar. Në qytete u shfaqen dukuri të tjera të panjohura deri atëhere, cilësimi sabotator, borgjez e reaksionar.

​Gjyqi i “sabotatorve”, ishte edhe një veprim dinak, për të mbuluar mashtrimin e madh, e një viti më parë, për votime të lira.Ndryshe nga premtimet, u krijua një qeveri e dhunëshme, me  Partinë Komuniste të fshehur nën disa maska: “Frontit demokratik”, e “ Partia e Punës” por anëtarët mbanin emrin komunist. Në skena kinemash e teatrosh, e fshehur pas perdes Fronti apo Partia   drejtoi zhvillimin e gjyqeve  pa ligje, pa fakte me sajesa hetuesish, prokurorësh kriminelë e gjyqtarësh, pa shkollën përkatëse. Vendimet ishin të nenshkruar qysh më parë nga dora  gjakataree diktatorit  E. Hoxha.

​Sipas kryetarit kukull të gjyqit, shumica e “sabotatorëve”, nxënës të shkollës teknike, paskëshin qenë “agjentë.të Fulcit.”Të gjithë inxhinierët, u arrestuan, në punë e sipër, në ditën e gjashtë të nëntorit 1946.

​Me atë gjyq, diktatori E. Hoxha me urdhër nga Beogradi, synoi gjetiu, prishjen e marrëdhënieve me SHBA dhe Britaninë e Madhe,  Pesë ditë pas proçesit gjyqësor kundërligjor, misionet amerikane dhe angleze në shenjë proteste u larguan nga Shqipëria. Veprimi i drejtë diplomatik amerikan dhe anglez, u përdor nga “drejtësia e partisë” para popullit të paditur, si provë tjetër “sabotimi”. Kjo ngjarje e rëndë, e ndau vendin tonë nga dy shtetet më të pasur në botë, SHBA dhe Britania e Madhe.

Edhe pse kanë kaluar shumë vite emri Maliq seç ka diçka të zymtë, të ngjashëm me Matahuzenin e shfarosjes së njerëzve pa emër në hi e pluhur, siç ndodhi me te burgosurit e vrarë me plumb apo zhytur nën baltë, nga oficerët sadistë gjatë punimeve për hapjen e kanalit kullues për tharjen e kënetës.

​Ç’thonë të vërtetat e historisë përmes dijetarëve të fushave te ndryshme studimore?

​Dikur këneta e Maliqit ishte liqen i pastër përqark me pyll, një nga mrekullitë e natyrës, ku gjallëronin shpend, kafshë e peshq gjithëfarësh,.Sipas zbulimeve arkeologjike, atje ndodhej dikur një vendbanim i lashtë, tashmë i zhdukur. Edhë në kohët e reja aty pranë bleronte Pylli i Fazanëve.Në zona livadhesh e drurësh, në ajër e tokë, mbi e nën ujë, endeshin peshq, shpend e kafshë të egra.Kush qe ai, që nënshkroi vendimin shkretan për prishjen e asajë parajse të natyrës mbi tokë. Kush qe ai i krisur, që kërkoi të prishej ajo bukuri   pjellore  eish-kënetës së Maliqit?

​Dijetarët vendas e të huaj, për vlerat e saj turistike këshillonin të mos prekej.

​Por Qeveria e aftë vetëm për vrasje, kërkoi me këmbëngulje tharrjen e plotë të kënetës. Veçse ajo nuk qe e zonja të financonte projektin e inxhinirëve të paharruar vlonjatë  Abdyl Sharra e Kujtim Beqir me të cilin sigurohej mbrojtja përfundimtare e fushës së Maliqit, duke ndërtuar prita të fuqishme betoni mbi grykëderdhjen e Devollit për përballimin e prurjeve të shumta në sezonin e shirave apo nga shkrirja e borës në male.

​Diktatori donte gjak, jetë njerëzish, për sheqer të kuq, në një kohë, kur Shqipëria vuante nga mungesa e bukës e cila vazhdoi edhe pasi stalinisti i betuar.u marros.

​Megjithatë me akuzën e “sabotimit”, meqë kanali nuk u përurua.në 1 maj, sepse papritur u zbulua një shkëmb masiv i  nëndheshëm, që ngadalësoi punimet në ditet e fundit, Për faj të qeverisë së paaftë, duhej të vdisnin njerëz të pafajshëm. Një gjyq i tillë për nga barbaria, nuk ishte parë ndonjëherë në historinë e drejtësisë. Proçesi gjyqësor, i duhej pushtetit të dhunshëm, të fshihte të vërtetën për tharjen e kënetës. Kundër çdo arsyetimi teknik, ishte vendosur që “vepra e madhe” të kryhej me punën e krahut e mijëra të burgosurve skllevër brenda tetë muajve. Por me mjete të tilla, si kazma, lopata, e tokmaku, qe krejt i pamundur mbarimi në kohën e caktuar verberisht.Sipas logjikës prej të marri, duhej të dënohej me varje në litar, me pushkatim e me burg “grupi i sabotatorëve.” Në akuzën mashtruese u rreshtuan si fakte “sabotimi”, fajet e vetë qeverisë: mungesa e maqinerive, e motorave, e çizmeve, e ujit, e ushqimit për punëtorët e burgosur që u dergjën të sëmurë në barakat e kampit të rrethuar me tela me gjemba, me kullat e rojave me mitrolozë.

​Kush ishte ky “grup sabotatorësh?

​Dy inxhinierët projektues e drejtues të punimeve, Abdyl Sharra 35 vjeç i diplomuar në Fakultetin e inxhinerisë së ndërtimit i në Romë; me medalje ari, pasardhës i familjes princërore të Gjergj Arianitit, nip te Vrana-jt e Kaninës,përfaqësonte nderin dhe dinjitetin e Vlorës.

Kujtim Beqiri, 32 vjeç, me medalje ari , Ylli i Universitetit të Inxhinerisë së Vienës. Edhe sot foto e tij duket në muret e Universitetit.I kthyer nga studimet për t’i shërbyer vendit të vet.humbi jetën në moshë të re, i dënuar me varje, dy here në litar, deri sa dha shpirt si shenjt, në prani të prokurorit sadist Haznedari. Fjala e tij e fundit jehon përjetsisht:” “Fajin tonë do ta tregojë historia. Të rrojë Shqipëria! Të rrojë Flamuri!”

​Në ekipin zbatues të punimeve, bënin pjesë inxhineri Vasil Mano me bashkëshorten Zyraka. Mirush Përmeti 34 vjeç, nga familje fisnike, prind i dy fëmijëve të mitur dhe italiani, dashamirës i Shqipërisë, Eugenio Scaturo i ndershëm në punën e vet. Të katër u dënuan me pushkatim, Tregojnë se Scaturo vetëm në çastin, kur u ndodh para grykave të pushkëve, kuptoi se po e vrisnin. Gjyqi nuk mori parasysh as deklaratën e një inxhinieri specialist nga Moska për saktësinë e projektit e zbatimin e tij, Mandej ushpik edhe akuza poltike kundër inxhinierëve​ si “bashkëpunëtorë me fashizmin” dhe “anëtarëtë  organizatës Balli kombëtar”. Më tej në sallën e gjyqit  u lexuan “letra nga populli “ të dërguara, , edhe nga zona të thella, ku nuk dihej  se nga binte Maliqi e çfarë ndodhte atje. Në ato letra të rralla për nga poshtërsia  të sajuara nga  agjentët e sigurimit kërkohej denimi me vdekje, me  varje në litar,

​Inxhinieret e huaj që erdhën në mbarim të tragjedisë, u mahnitën nga projekti i përkryer, i inxhiniereve Abdyl Sharra e Kujtim Beqiri dhe nga përfundimi i punimve, në një kohë aq të shkurtër se bashku me vartësit e tyre dhe punëtorët- skllevër të burgosur, për tharjen e kënetës. Por tronditja e përzier me habi, qe edhe më e thellë, kur u thanë se ishin dënuar me varje në litar si “sabotatorë!” Nuk mjaftuan këto mjerime, por duhej të botohesh romani “Këneta”, nga shkrimtari i mefshtë F. Gjata. Pastaj Kino-Studio “Shqipëria e Re”, me një filmin të zi pasuroi arkivin me kundëtvlera.

​Por ç’ngjau më pas?

​Pas përmbytjeve në stinën e shirave punimet për tharjen e kënetës vazhduan pafundesisht. Mijëra të burgosur, midis tyre poetë e shkrimtarë, si Mitrush Kuteli, Vexhi Buharaja, Arshi Pipa, me mjete mesjetare u sfilitën nëpër baltra përgjatë kanalit të nëmur.

​Në vitin 1959, u fol përsëri për tharjen e kënetës. Kush ishte “sabotatori” këtë herë? Dhe si papritur e pakujtuar në kohët e reja, u zbulua një dokument arkivor i turpshëm:

​​​“VENDIM nr. 388 16-11-1959

​​Mbi tharjen e plotë të kënetës së Maliqit me rjedhje të lirë.

​-Byroja Politike e Komiteti Qendror të PPSh në mbledhjen e saj të dates 16.11. 1959, mbasi mori në shqyrtim propozimin e Kryesisë së Këshllit të Ministrave mbi tharjen e plotë të kënetë së Maliqit me rjedhje të lirë”, duke marrë parasysh leverdinë ekonomike që ka kryerja e kësaj vepre, mbasi sipas studimeve të bëra, do të përfitohen 1.300 ha tokë e re dhe do të përmirësohen rreth 4.000 toka të tjera, si dhe do të sigurohet kullimi më i mire i vendeve më të ulta të fushës,

​​​VENDOSI

​Të bëhet tharja e plotë e kënetës së Maliqit me rrjedhë të lire, sipas projekti të hartuar nga organizata projektuese sovjetike “ Giprovod– hoz.”

​Punimet për këtë vepër do të fillojnë në vitin1960.

​Sekretari i Parë i Komitetit Qendror i Partisë së Punës të Shqipërisë

​Enver Hoxha  ( Firma dhe vula me draper e çekan.)”

 

​Dhe poetesha e frymëzuar nga këto vendime këndonte me zërin e qyqes:” Parti e vendit tim/ Në mal përmbi këto male/ E ngritëm Shqipërinë,/ Plot dritë e sotmja jonë, / Më të bukura ditët vijnë/ Dhe dora shtrëngon dorën/ Dhe bëhet grusht i fortë, / Të gjithë rreth Partisë/ Rreth shokut Enver.”/

​Me gjakun e burrave, grave e fëmijve të pafajshëm, u mbajt gjallë diktatura e pangopur, që shkatërroi natyrën mbi e nën tokë. Gjithçka i takonte asaj, kurse sot këta me kënetën e vdekjes, na tregojnë sa i mirë qe panxhari rus, sa i përpjetë oxhaku i zi i fabrikës. Ai sheqer që dilte andej seç kishte një ngjyrë si të purpurt, njësoj sikur merrte me vete gjakun e inxhinerëve të pafajshëm të varur në litar apo të pushkatuar tok me të burgosurit, që dhanë shpirt, të harruar në baltë.

​Por për ironi të fatit,shohim herë pas here, krenar buzëgazpushtetarët e koruptuar me premtime mashtruese Rama, Veliaj, Gjiknuri, Spiropali, Balla,Doshi etj, që po bëjnë çmos të mbajnë pushtetin, për të grabitur edhe më tej pasuritë kombëtare me anën projekteve korruptive, pyjet e Libazhdit, Valbonën e Beshkët përrallore të Tropojës,Vjosën e Përmetit e Vlorës, mrekullinë e natyrës shqiptare më e bukura dhe më e pastra në Europë,ashtu siç ndodhi në kohën e diktaturës komuniste me shkatërimin e rezervatit të pasur të natyrës në Maliq.

​Deri sot inxhinierët Abdyl Sharra e Kujtim Beqir janë nderuar me titullin “Martirë të Demokracisë”, veçse për çudi në Fjalorin Enciklopedik të Akademisë së Shkencave, emri i tyre i nderuar mungon.

​Vlorë e Pavarësisë, në këto ditë fushate, kujto djemtë e tu atdhetarë, inxhinierët e talentuar Abdyl Sharra, Kujtim Beqiri dhe gjithë viktimat e Kampit të Maliqit  që humbën jetën duke ëndërruar     Shqipërinë në gjirin e Europës  të përparuar me liri e demokraci.

​Shqipëri, në këto ditë fushate zgjedhore, ndero emrat e veprat e tyre në shërbim të atdheut, Të gjithë në votime për të ardhmen e sigurtë, më të qetë e më të mirë në Europën e Bashkuar.