Një tezë absurde që nxjerr krye në statusin fejsbukian të V.Xhështë përpjekja mjerane për ta paraqitur Maqedoninë si njësi e veçantë administrative në vitin 1921, ku shqiptarët, sipas V.Xh, paskan mbetur jashtë trungut kombëtar(!) Nuk e paskemi ditur se atëbotë paska ekzistuar Maqedonia dhe tash e mësuam se shqiptarët në vitin 1921 qenkan ndarë nga Hasan Prishtina, i cili nuk i paska lënë të jetojnë në Maqedoninë e VebiXhemailit, ndonëse ishte pikërisht Hasan Prishtina ai që angazhohej që Shkupi të jetë kryeqytet i gjithë shqiptarëve
Nga Mehmet PRISHTINA
Zakonisht nuk jam ndjekës i rrjeteve sociale dhe më së paku i statuseve që shkruhen në to, sepse njeriu më së paku e pret që aty të trajtohet ndonjë çështje shumë serioze. Por, ja që paska edhe historian, si Vebi Xhemaili, i cili, siç më treguan miqtë e mi, paska përdorur Facebbok-un për të denigruar figurën e kolosit të lavdishëm të kombit, Hasan Prishtina.
Sipas tij “në bazë të dokumenteve italiane; HasanPrishtina u ka hy në “HAK” Shqiptarëve të Maqedonisë… në Marrëveshjen që bënë me Komitetin bullgaro-maqedonas, në vitin 1921, i harron shqiptarët e Maqedonisë duke i lënë jashtë kufijve të saj Etnik”, shkruan me një drejtshkrim të dobët të gjuhës shqipe, Vebi Xhemaili.
Fillimisht, nuk desha të reagoj, edhe atë për dy arsye. E para, prita mos do të reagojë ndonjëri nga historianët që e njeh mirë figurën e Hasan Prishtinës, dhe e dyta, çka do që të them, me plotë fakte e argumente, unë si familjar i Hasan Prishtinës,kam frikën se do të mund të tingëllojë si subjektivizëm.
Por, ndodhi ajo që nuk e prisja. Nuk reagoi asnjë historian, pos gazetarit Arben Ratkocerit, dhe disa njerëzve vullnetmirë, të cilët i faleminderoj nga zemra.
Dhe, në një situatë të tillë, kur ndodhesh para një heshtje absurde, nuk ke rrugë tjetër, pos të reagosh me fakte e argumente, me qëllim të refuzimit kategorik të kësaj mënyre barbare të mohimit të vlerave e kontributeve tona kombëtare, përfshi edhe tendencën qyqare për të denigru figurën markante të Hasan Prishtinës, ndonëse ai nuk ka nevojë për kurrfarë mbrojtjeje, sepse atë e mbron më së miri veprimtaria atdhetare e patriotike e tij, që ishte gjithmonë në favor të çështjes kombëtare.
Të gjithë ata që janë marrë me jetën dhe veprën e HasanPrishtinës, kanë pasur një pajtueshmëri absolute në mes veti: Hasan Prishtina mund të jetë figura e vetme kombëtare, me më së paku njolla në biografinë e tij, i cili në ndërtimin e dhe ngritjen kauzës kombëtare përfshiu interesat e gjithë shqiptarëve dhe për këtë nuk kurseu asgjë, madje shkriu tërë pasurinë në favor të kësaj kauze.
Vebi Xhemaili ndoshta ka qenë i zënë me varrmihje dikund, në kërkim të pasurive misterioze, ndërkohë që kolegët e tij nëpër arkiva e biblioteka të huaja kanë hulumtuar veprimtarinë atdhetare e politike të Hasan Prishtinës dhe në asnjë hulumtim nuk rezulton se Hasan Prishtinës të ketë nënshkruar ndonjë dokument për të cilin bën fjalë V.Xh.
Kjo vërtetohet edhe nga hulumtimet e studiuesit mjaft serioz Bejtulla Destani në arkivin e MPJ të Italisë në lidhje me figuren e Hasan Prishtines, ku në asnjë dokument ai nuk ka hasur nënshkrimin e Hasan Prishtinës, për të cilin bën fjalë V.Xh.
Vebi Xhemaili ndoshta ka qenë i zënë me materialet seminarike të studentëve të cilat pastaj i përvetëson dhe i bën libra, ndërkohë që kolegët e tij, shumica prej të cilëve as që e njohin V.Xh. mund të ofrojnë një mal dëshmish historiografike që hudhin si të pabazë pretendimin e V.Xh., për arsye se në vitin 1921, Hasan Prishtina, ishte në Vjenë dhe nuk ka qenë fare nëShqiperi, kurse Bedri Pejani e Rexhep Mitrovica janë marrë me atë punë. Me fjalë të tjera marrëveshja për të cilën flet V.Xh nuk permban fare nënshkrimin e Hasan Prishtines.
Është mirëfilli e njohur se angazhimi i Hasan Prishtinës në bashkimin kombëtar të shqiptarëve ishte kryetema e Dekaloguttë tij ideologjik, prandaj ai jorastësisht u angazhua që shpallja e Pavarësisë së Shqipërisë të bëhej pikërisht në Shkup, sepse vetëm në këtë mënyrë do të ruhej kompaktësia territoriale e popullit shqiptar e cila ishte e kërcënuar nga pretendimet barbare të fqinjëve shovinistë.
Një tezë tjetër absurde që nxjerr krye në statusin fejsbukiantë V.Xh është përpjekja mjerane për ta paraqitur Maqedoninë si njësi e veçantë administrative në vitin 1921, ku shqiptarët, sipas V.Xh, paskan mbetur jashtë trungut kombëtar(!)
Nuk e paskemi ditur se atëbotë paska ekzistuar Maqedonia dhe tash e mësuam se shqiptarët në vitin 1921 qenkan ndarë nga Hasan Prishtina, i cili nuk i paska lënë të jetojnë në Maqedoninë e Vebi Xhemailit.
Një budallallëk me brina si ky moti nuk e kemi dëgju, por edhe kjo është e mundur kur me histori merret turli amatori që ditën shkruan statuse në Facebook, e natën hap varre në kërkim të ndonjë dhëmb ari të ndonjë rahmetlie.
Të angazhohesh që Shkupin ta bësh kryeqendër të gjithë Shqipërisë, në njërën anë, dhe në anën tjetër, t’i lësh jashtë trungut etnik shqiptarët e Maqedonisë, është një kontradiktë e thellë që nuk ka fare të bëjë me profilin ideologjik e kombëtar të Hasan Prishtinës, ndonëse paska ende adhamudhë të historiografisë që këto dy segmente po i shihkan të pandara, madje me një prapavijë djallëzore duke futur përçarje në vetë ideologjinë e lëvizjes kombëtare shqiptare të asaj kohe.
Vaj halli për shqiptarët e Maqedonisë që paskan mbetë V.Xh t’i mbrojë nga ndarja që ua paska bërë Hasan Prishtina (!)
Vaj halli për shqiptarët e Maqedonisë që paskan ngelë në mëshirën e një të ashtuquajturi historian, i cili historiografinë e kupton si hobi, sepse po të ishte ndryshe ai nuk do të shkruante statuse në Fb. por do të përvishte mëngët dhe do të shkruante një punim të mirëfillt shkencor, ku do të sillte referenca e fusnota të shumta ku do të dëshmonte se Hasan Prishtina i paska hy në “hak” shqiptarëve të Maqedonisë.
Hasan Prishtina u shqua edhe për ruajtjen e unitetit dhe bashkimit brendashqiptar, madje edhe atëherë kur kishte mospajtime me ndonjërin nga krerët e lëvizjes kombëtare. Por, ai asnjëherë nuk i acaroi marrëdhëniet me Isa Boletinin, siç gënjen paturpësisht V.Xh.
Si duke V.Xh ka dalë i zhgënjyer nga ndonjë ekspeditë e natës dhe këtë është munduar ta kompensojë në terrenin e vështirë të historiografisë, ku ai e ka problem të gjendet, sepse është një ndër autorët e rrallë që në dy libra autorialë ka qëndrime të ndryshme për të njëjtën problematikë. Vetëm historianët e ashtuquajtur si V.Xh shkruajnë, bie fjala, libër afirmativ për Ballin Kombëtar dhe pastaj në një libër tjetër e mohojnë atë çka ka shkruar në librin e parë(!).
Fatkeqësisht përpjekje të tilla mjerane për të denigruar figurat tona të ndritshme të kombit, siç janë Skënderbeu, Nëna Tereze, Adem Jashari, nuk kanë munguar, por nuk na ka shkruar mendja që këtij kori qyqesh i bashkëngjitet edhe një person që vetes i thotë historian, i cili ka qejf të bëhet interesant duke shpifur dhe trilluar fakte të paqena për Hasan Prishtinën.
Si të merret seriozisht ky i ashtuquajtur historian, i cili guxon të denigrojë pa fakte Hasan Prishtinën, prandaj i bëjmë atij ftesë publike që në një afat sa më të shkurtër të ofrojë një dokument arkivor me nënshkrimin e Hasan Prishtinës ku dëshmohet se gjoja ai iu paska hy në “hak” shqiptarëve të Maqedonisë.
Në të kundërtën, nëse ai nuk ofron faktografi arkivore, atëherë ai do të ballafaqohet në gjyq me drejtësinë, ku do të jetë i obliguar të deponojë dëshmitë mbi atë çka ai pretendon. Kjo do të ndodhë së shpejti përmes një padie kundër tij.
Krejt në fund, kërkoj ndjesë nga lexuesit për ngjyrimet e caktuara ironike e shpotitëse në gjuhën e përdorur në këtë reagim, por nganjëherë je i detyruar ta flasësh gjuhën e që e njohin më së miri ata që fusin në publik konfuzitet me teza idiotike e përçarëse.
Prishtinë, mars 2021
_______________________________
POROSI PËR POLITIKANËT
Çka shkruan Vebi Xhemaili në FB e tij:
Porosi për politikanët
Çfarë deklarojnë dhe çfarë nënshkruajnë;
Hasan Prishtina u ka hy në “Hak” Shqiptarëve të Maqedonisë?
Në bazë të dokumenteve italiane; Hasan Prishtina u ka hy në “HAK” Shqiptarëve të Maqedonisë,
Në bazë të dokumenteve italiane Hasan Prishtina në Marrëveshjen që bënë me Komitetin bullgaro-maqedonas, në vitin 1921, i harron shqiptarët e Maqedonisë duke i lënë jashtë kufijve të saj Etnik. Ky është në mesazh i fuqishëm për politikanët shqiptarë, çfarë nënshkruajnë në dëm të KOMBIT, se do ti mallkojë historia…, Ajo nuk harron…?,
Vebi Xhemaili