PSE ME KËNAQËSI VENDOSA TË KANDIDOJ NË QARKUN FIER!

 

Nga Shpëtim AXHAMI – Kryetar i PLL të Shqipërisë
        Në respekt të qytetarëve, banorë të Qarkut Fier, duke qenë i bindur se RADHITJEN E BËN QYTETARI E JO KRYETARI.
        -Karrierën dhe punën time, të moshës me të bukur prej 30 vitesh e kam të lidhur me qytetin e Lushnjes, duke kontribuar kryesisht në fushën e arsimit, pa shkëputje, e duke pregatitur breza të tërë kuadrosh që sot punojnë në administratën lokale dhe qendrore. KENAQËSI.
        -Ne Qarkun Fier janë vendosur me banim prej vitesh shumë familje dhe komunitete dhe origjinë të ndryshme, kryesisht veriorë per nga kam kënaqësinë e origjinës time, të cilat meritojnë përfaqësim.
        Këto familje janë ingranuar në mënyrë harmonike me komunitetin vendas myzeqarë dhe falë bujarisë së dyanshme sot jetojmë në sinkronë duke vendosur marrdhënie të shkëlqyera mes nesh.RESPEKTE.
        -Lushnja është Qyteti i Kongresit, kongres nga i cili nisi parlamentarizmi dhe ndertimi i shtetit modern shqiptar e për këtë vlerat dhe meritat kryesore i takojnë AHMET ZOGUT.
        -Në Qarkun e Fierit diktatura komuniste ndertoj me dhjetra kampe perqëndrimi për nacionalistë, zogistë-legalistë, ballistë, antikomunistë e disidentë, ku populli i myzeqesë nga larg e në heshtje përjetonte dhimbjen e tyre duke edhe i ndihmuar ata shpeshhere sipas kushteve dhe mundesive që ju jepeshin.
        -PLL në të gjitha degët e saj për çdo bashki në çdo palë zgjedhjesh ka patur rezultate shumë të mira, kjo falë punës së strukturave të mirorganizuara në këtë qark. VLERËSIM.
        -I bindur në atë se si kam punuar, komunikuar dhe ndihmuar këdo që më eshtë drejtuar për aq sa mundësi e pushtet kam patur deri më sot, jam i bindur për mbështetje nga ana e votuesve të këtij qarku.
        FITORE KUALICIONIT “ALEANCA PER NDRYSHIM”
    RADHITJEN E BËN QYTETARI DHE JO KRYETARI!