Nga MUSTAFA V. SPAHIU – Shkup

 

Në thepore jete m’kanë mbetur vragë,

Vras mendjen – kot – s’shqetësohem!

Kanë ngel vrenja s’di si të shërohem?

Kah endem mbiderma me kaq plagë.

 

Plagët sëmbojnë – prushanë ndizet,e

Cepash zemra do melhem’e mëshirë!

Nëna e dhimbjeve me shpirtin e dlirë,

Për thembra t’përgjakura kasht’digjet.

 

Thembrat e përgjakura m’ranë short,

Tri stinësh kam ecur këmbëzbathur…

Dhe opinga lëkurëbualli kam mbajtur,

Çorapët e grisura – gjalmat tërthortë!

 

Lëshonin rrënjë ëndërrat për ‘i libër,

M’çejnonin: “mendje shet ky halabak,

Rron e shkruan poezinë si torollak!”

Me shpirt melankolik s’u bëra qibër.

 

E shtunë, 27 shkurt 2021, në

Dardaninë Ilire