Një valë zemërimi ka pushtuar popullsinë gjermane pas disa raportimeve se zyrtarët në klinikat në veriperëndim të vendit kanë marre dozat e tyre të vaksinave para personelit mjekësor dhe punonjësve në vijën e parë në frontin e emergjencave.
Televizioni publik Gjerman, NDR, raportoi të Mërkurën se vetëm 400 nga 2,500 personel në spitalet në Aurich, Norden dhe Emden janë vaksinuar, duke përfshirë mjekë, infermierë dhe staf në vijën e parë të frontit të emergjencave.
Ndërkohë, një i besuar i publikut, përgjegjës për klinikat tha se menaxherëve ju ishte bërë injeksioni i cili, do të skadonte nëse nuk përdorej.
Ditë më parë, një menaxher i lartë me Kryqin e Kuq la punën e tij rezultoi që kishte marrë doza të tepërta vaksine menjëherë pasi furnizimet e para mbërritën në vend vitin e kaluar.
Eugen Brysch, kreu i Fondacionit të Gjermanisë për Mbrojtjen e Pacientëve, i tha Associated Press se duhet të ketë ndëshkime për kapërcimin e radhës dhe se ata ishin në dijeni të rasteve kur lista e përparësive ishte injoruar. Ai tha se nëse Ministri i Shëndetësisë është serioz për të patur një zgjidhje të drejtë , atëherë duhet të ketë pasoja për ata që nuk e zbatojnë atë B
Sipas tij do të ishte mirë nëse vaksinat do të rezervoheshin për më të moshuarit dhe më të sëmurët e shoqërisë derisa të gjithë të marrin dozat e tyre.