-Kushtuar, mesuesit Haxhi Ibrahim Gjonaj, te cilin koronovirusi e ndau keto dite nga jeta ne USA-
Nga Xheladin Sali Gjonaj, Geg-hysen
Nëpër mend po i thom veti
Gjithku asht mallkue gurbeti!
Nuk i la njerzit me u pa
Për së gjalli i ka nda.
Gjithmon mendja n`ty m`ka shkue
Fort jarana jem qellue
Kusheri…, bashk tuj lodrue
Për njëher në shkolle jem shkue.
Në matematikë ma ke kalue
Edhe tjerve jo veç mue
Në Shkodër shkollën kem marue
Ne katund punen patem fillue.
Femijët e fshatit tuj i mësue
Nuk na ndanë baba as nana
Po dikur na ndau Tirana.
As atje nuk je mjaftue
Në Amerike shumë ke largue
Fjalë të forta me pate dhanë:
-Ameriken du me lanë
Pres vaksinën për me dalë
Në Shqipni due me ardhë
Po virusi koft mallkue
Jeten ty ta ka shkurtue
Lajmi shpejt ka fluturue
E Majlinda 1) më ka njoftue;
– Lajm të keq xhaxh kam me t`dhanë
Shoku yt na paska lanë
Se menduem kurrë ketë ditë
Na plase zemren, na i thave sytë.
Hana e Dielli bash janë zanë
Nuk po donë vetem me të lanë
S´la virusi me tu afrue
Zoti e robi e kanë mallkue.
Na të lirë, tuj u mendue
Ty në morg të kanë ngujue
Nuk e di a kanë me të lshue
Te Gjystina 2) me të rahatue.
…Atje vet e ke caktue
Vjen Majlinda në Amerikë
Edhe rrethin jau ka qitë
Kufomë babën me ma lshue
Në shqipni po due me çue.
Te dy motrat letrat marojnë
Për shqipni babën po e çojnë
… Nja dy nipa atje i ka lanë
Ndihmojnë teze edhe nanë.
Dhimbje e madhe u ka ra
Për gjyshin s´kursejn asgja
(Haxhi Gjoni djal nuk pat
I la dy vajza si bajrak…)
Në spital e çuen Haxhinë
Me marak e la shqiprinë
Shumë me mall e la malsinë
…Amanet e la shqipninë.
I la do nipa në Gjermani
Asht Alfredi një djali i ri
Kurr ska dasht me u nda prej ti
Pandemia na rrethoi
Në Amerike ai s`mun shkoi.
…!
Në avion Haxhinë e ndojnë
Për shqipni po e fillojnë
Në ajroport te janë bashkue
Shokë e miq me respektue.
Kurr gjatë jetës s´asht dorëzue
S`mujti fjalën kush me ja rrezue
…Pandemia e ka pushtue
Si la ditë ma me jetue.
E ketë rradhë s`me doli në fjalë
Semundja frymen ja ka ndalë
Të dy vllaznit aty janë
Për gazep po rrinë në kamë.
Rënda-rënda i shkon shoqnia
Edhe te vorri edhe te shpia
Tuj ngushllue njerzit e ti
Që u ra kaq shumë merzi
Ne Amerike edhe Shqiperi.
E, prej varrezave tuj u largue
Kujtojme besen mos me harrue
Kurrë nuk kthehen ata që vdesin
Në zëmrat tona gjithmonë jesin.
Mbi tete dekada ishim bashke,
Sot u ndame, por pa e dashte,
Para vdekjes, s`ka faj robi,
Lulet e mall do te sjell te vorri!
- Majlinda, vajza e Haxhi Gjonit ne Tirane
- Gjystina, gruaja e ndjer e Haxhiut, varrosur ne Tirane
-Nga Geg-hyseni, fund-Janari 2021-