Kryeministri i Greqisë, Kyriakos Mitsotakis, i ka shkruar një letër Presidentes së Komisionit Europian, Ursula von der Leyen, ku i propozon miratimin e një certifikate për të gjithë udhëtarët e vaksinuar ndaj Covid-19.

Kjo certifikatë që kërkohet të lëshohet për qytetarët e Bashkimit Europian, do të lehtësonte lëvizjen e udhëtarëve të vaksinuar.

Sipas mediave greke numri një i qeverisë, do të propozojë miratimin e certifikatës së vaksinimit në samitin e Bashkimit Europian më 21 janar.

KYRIAKOS MITSOTAKIS

KRYEMINISTER, GREQI

Është  urgjente miratimi i një mirkuptimi të përbashkët se si duhet të strukturohet një çertifikatë vaksinimi në mënyrë që të pranohet në të gjitha vendet anëtare. Sigurimi i rivendosjes sa më të shpejtë të mundshme të lirisë së lëvizjes, është domosdoshmërisht, një përparësi themelore për të gjithë ne.

Gjithashtu Mitsotakis ka bërë të ditur se vaksinimi në Greqi nuk do të jetë i detyrueshëm.

Por plani i qeverisë për tu dhënë përparësi turistëve të vaksinuar dhe propozimi që po bëjnë në Bashkimin Europian i privon qytetarët nga të drejta themelore, siç është ajo e lëvizjes së lirë.  Kryeministri grek pohoi se një certifikatë e tillë do të motivonte edhe më shumë qytetarët për të kryer vaksinën.

Ky propozim i qeverisë greke vjen pasi Gjermania po mendon që ti shtyjë masat e saj edhe me 10 ditë të tjera ndërkohë që Britania po mendon gjithashtu ashpërsimin e masave pasi rezultatet që priteshin prej karantinimit të fundit nuk po rezultojnë të jenë në parametrat e planifikuara në parandalimin e përhapjes së virusit.