Izraeli ka vaksinuar, deri më 6 janar, 17% të popullsisë, gjë që përfaqëson normën më të lartë të imunizimit në botë. Kjo rezulton nga të dhënat e portalit Our World in Data, fryt i bashkëpunimit me Universitetin e Oksfordit, që mat numrin e njerëzve që kanë marrë dozën e parë të vaksinës COVID.
Konkretisht, Izraeli regjistron një normë prej 17,14 dozash për 100 banorë, ndjekur nga Emiratet Arabe (8,35) Bahrejni (3,49) dhe Shtetet e Bashkuara (1,46). Italia, me më shumë se 320 mijë vaksinime të kryera deri më tani (0,55% të totalit) është vendi i parë në Bashkimin Europian për vaksinimin kundër COVID. Duke qenë se nuk është një garë dhe nuk duhet trajtuar si e tillë, le të përpiqemi të shpjegojmë se si mund të monitorohet statusi i imunizimit të globit.
Deri më sot nuk ekziston një databazë globale që mbledh të dhënat në formë të përgjithshme për normat e vaksinimit COVID-19. Në Europë, European Center for Disease Prevention and Control monitoron politikat e vaksinimit por për COVID-19, nuk ekziston një agregues unik.
“Our World in Data” ka krijuar një faqe e cila përditëson, mbi bazë javore, normat e vaksinimit, Infografiku që shihni më poshtë është marrë nga faqja e tyre, e cila azhurnohet automatikisht.