Kapadokya, një nga rajonet turistike më të rëndësishme të Turqisë në qytetin Nevşehir ka pritur 992.629 turistë gjatë vitit 2020, pavarësisht kufizimeve të pandemisë së koronavirusit të ri (COVID-19), transmeton Anadolu Agency (AA).

Kapadokya e cila është e njohur me balonat me ajër, shkëmbinjtë me majë të quajtur “peribacaları”, me qytetet nëntokësore, me hotelet e gdhendura brenda në shkëmbinj dhe me kishat dhe manastiret historike të saj, vitin e kaluar ka pritur turistë nga brenda dhe jashtë vendit.

Sipas autoriteteve, në tremujorin e parë Kapadokya është vizituar nga 322.894 vizitorë. Vendi turistik u mbyll gjatë muajve prill dhe maj nga Ministria turke e Kulturës dhe Turizmit, në kuadër të masave kundër pandemisë.

Në qershor, Kapadokya, sërish u hap për turistët, duke pranuar 669.726 turistë në gjysmën e dytë të vitit.