Lëvizja për Republikën Shqiptare kishte një zanfillë të hershme nga grupet dhe individet të cilët nuk kursyen as jetën për Republikë.l tillë ishte edhe Ali Lajçi, i cili më shokët e vet vunë themelet e kësaj Republike. Unë pata fatin dhe nderin të njihem dhe ta kam mik , një njeri të dinjitetshem, një njeri me bagazh të madh kombëtar. Aliu është i veçantë së e veqantë është edhe vepra e tij sublime për Atdhe dhe Komb. Prandaj, si për Aliun ashtu edhe për të gjithë individët dhe veprimtarët e të gjitha grupeve e organizatave dhe të të gjitha periudhave të angazhimit atdhetar e shoqëror duhet të tregohet jo vetëm konsideratë e respekt i përgjithshëm, por edhe njohje e ndërsjellët ,dhe e merituar shoqërore e publike për vetëflijim dhe sakrifica, në të mirë të atdheut e shqiptarëve. Aliu për veprimtarinë e tij patriotike mbajti burg 10 vjeçar në Serbi.Ali Lajçi udhëtojë në kahjën e plotë të njerëzve të mëdhenje të kohës.Ndoqi rrugën e idealit dhe atdhedashurisë të atyre atdhetarëve më me zë në historinë kombëtare.Bashkë më shumë patriotë vuri bazat e Republikës të Kosovës.Ai do të udheton pandalshem për lirinë dhe pavarësinë e Kosovës nga Serbia okupatore. U tregua përsonalitet i fuqishem në kohën më të veshtirë për shqiptarët.Lëkundi themelet e ish-Jugosallvisë si prijës i demostratave të vitit 1981.Qendroi fortë dhe gjthmonë vertikalisht për të mbrojtur kauzën e drejtë në mbrojtje të dinjitetit të shqiptarëve të nëpërkëmbur me decenie nga Serbia .U bëri ball të gjitha fortunave , u bëri ball malltretimeve më çnjerëzore të UDB-së në burgjet serbe dhe bashkëpunëtorëve të tyre në Kosovë dhe Serbi. Që nga viti 2001 deri në vitin 2007 ai ka qenë Kryetar i Komunës së Pejës, ndërsa nga viti 2007 deri në vitin 2010 deputet i Kuvendit të Republikës së Kosovës. Ishte deputet në Kuvendin e Kosovës edhe nga radhët e LV.Për dy mandate sa e udhëhoqi Pejën , si pjestarë i LDK-së,ishte shëmbull i unitetit dhe menagjimit shëmbullor.Ishte kryetar i gjithë qytetarëve pa dallime partiake apo dallime të tjera, për çka ishte i ndëruar dhe i respektuar nga të gjithë .Tash kur po vjen koha e zgjedhjeve nacionale dhe atyre lokale të cilat do të mbahën në vjeshtën e vitit 2021, Aliu do të duhej që të kandidojë për të parin e qytetit të Pejës, po tash nen logon e LV, ku po vepron që disa kohë.Ndërshmëria dhe përkushtimi i tij për shtet dhe për qytetarët pejanë sa ishte në pushtet, sigurisht së ka lenë vend dhe e ka ballin hapur që ta marre edhe një herë tjetër besimin e qytetarëve të Pejës.Mos të harrojmë këtu kontributin e pamohueshem sa ishte kryetar i Pejës , që sot mos të këmi edhe një komunë të minoritetit serb të prodhuar nga administrata e UNMIK-ut.Ai më gjithë forcë e ka kundërshtuar edhe demarkacionin e Murat Mehës, si të demshem për vendin, ku më votat e kuvendarëve turpërisht edhe u humbën 8230 hektarë toke më Mal të Zi.Ai është shumë meritor në sensibilizimin e çështjës së Demarkacionit para mbarë opinionit shqiptarë dhe atij ndërkombëtar, duke përseritur shumë herë dhe më të drejtë së kufiri Kosovë -Mali i Zi është në Çakor.