Kreu i Organizatës së Kombeve të Bashkuarapo i bën thirrje botës që të vendosin të drejtate njeriut në rend të parë dhe në qendër tëpërpjekjeve për të përballuar koronavirusin, në mënyrë që të arrihet një e ardhme më e mirë për qytetarët.
Gjatë një paraqitjeje televizive të enjten me rastin e Ditës Ndërkombëtare për të Drejtat e Njeriut, Sekretari i Përgjithshëm i OKB-sëAntionio Guterres tha se pandemia COVID-19 pati ndikim joproporcional mbi grupet më tëndjeshme të shoqërisë, duke përfshirëpunonjësit e vijës së parë që u përballën me koronavirusin, të moshuarit, invalidët, gratë, vajzat dhe pakicat.
“Virusi lulëzoi me shpejtësi për shkak tëvarfërisë, pabarazisë, diskrimiminit dheshkatërrimit të mjedisit tonë natyror dhedështimeve tjera në respektimin e të drejtavetë njeriut duke krijuar kështu brishtësi tëmëdha në shoqëritë tona”, ndërsa në tënjëjtën kohë u jepte udhëheqësve pretekst për“reagime të ashpra dhe masa shtypëse qëkufizojnë hapësirën qytetare dhe lirinë e medias”.tha ai.
Gjatë një fjalimi të mbajtur të mërkurën nëGjenevë, komisionerja për të drejtat e njeriutnë OKB, Michelle Bachelet tha se dështimi ishumë vendeve për të trajtuar virusin me seriozitet si dhe dështimi për një përgjigje tëshpejtë për të parandaluar përhapjen e tij, ka minuar shumë çështje që lidhjen me të drejtate njeriut në botë, përfshirë ekonominë dhe tëdrejtat civile e politike.
“Politizimi i një pandemie në këtë mënyrëështë papërgjegjësi e madhe dhe krejtësisht e dënueshme” thotë zonja Bachelet. “Provatdhe proceset shkencore po humbasinvemendje ndërsa teoritë konspirative dhedezinformimi janë lejuar, ose inkurajuar tëlulëzojnë”, tha ajo.
Ish Presidentja e Kilit tha se veprimet kanëlejuar diskriminimin, racizmin sistematikdhe margjinalizimin e grupeve më tëndjeshme, veçanërisht në vendet që janë nëkonflikt si Jemeni, që sipas zonjës Bachelet ka parë një “stuhi pesë vjeçare të konfliktit, dhunës, sëmundjeve, izolimit dhe shkurtimittë fondeve humanitare”.
Ndonëse bota ndodhet afër zbulimit të njëvaksine të sigurt dhe efektive kundër COVID-19, zonja Bachelet shton se vaksina nuk do tëparandalojë ose kurojë shkatërrimet socio-ekonomike të shkaktuara nga pandemia. Ajo thotë se ky synim mund të arrihet vetëmpërmes një “vaksine për të drejtat e njeriut”,përbërësit kryesorë të së cilës ndodhen nëDeklaratën Universale të të Drejtave tëNjeriut, e miratuar nga Asambleja e Përgjithshme e Kombeve të Bashkuara më 10 dhjetor 1948.
Në nivel botëror, pandemia ka infektuar mëshumë se 69 milionë njerëz ndërsa ka shkaktuar vdekjen e më shumë se 1.5 miliontë tjerëve, sipas të dhënave të grumbulluaranga Universiteti Johns Hopkins.