Në fund të këtij viti, poshtë pemës së Krishtlindjeve, do të jenë smartphone-t me ekrane më të mëdhenj, një trend tashmë i konfirmuar, i cili do të zhdukë nga dyqanet telefonat me dimensione më të vogla.
Ky është përfundimi i analistëve të Strategy Analytics, sipas të cilëve pajisjet me ekran XL të Apple dhe Samsung do të jenë kampionët e shitjes në sezonin e festave.
Në vitin 2020, për ekspertët, dërgesat e smartphone-ve me ekran 6 dhe 7 inç do të kapërcejnë 900 milionë njësi. Në Europën Perëndimore, kjo lloj pajisje përfaqëson 77% të totalit, ndërsa në SHBA, 76%.
Në anën tjetër, janë smartphone-t e vegjël, me ekran nën 5 inç, që vijojnë të humbin pjesë tregu në favor të vëllezërve më të mëdhenj. “iPhone SE i Apple me ekran 4,7 inç i ka dhënë një shtysë segmentit, por në vitin 2020, telefonat me këto dimensione përfaqësojnë vetëm 7% të tregut të përgjithshëm” – theksojnë analistët.
“Kategoria e smartphone-ve me ekran nën 5 inç po reduktohet vazhdimisht, dhe brenda vitit 2025 do të zhduket fare”.
Burimi: ANSA