Fundjavë protestash dhe dhune kjo për mbarë Evropën. Londinezët dolën rrugëve të kryeqytetit britanik duke kundërshtuar masat e ashpra të karantinës dhe planeve të qeverisë për vaksinimin masiv. Mes protestuesve dhe policisë pati edhe momente konfrontimesh.
Duke u nisur nga teoritë konspirative, qindra manifestues akuzuan qeverinë se me masat bllokuese synon t’u heqë liritë dhe të drejtat qytetarëve britanike.
Mbi 20 milionë britanikë po vuajnë pasojat e masave bllokuese kundër COVID-19 në gjithë vendin. Pa maska dhe mjete mbrojtëse, qindra protestues polakë kaluan kufirin me Gjermaninë, për t’iu bashkuar manifestuesve gjermanë në qytetin lindor të Frankfurt an der Oderit, po ashtu për të kundërshtuar masat bllokuese kundër frenimit të përhapjes së COVID-19ës.
Kulmi i dhunës u arrit në Paris, jo kundër masave të karantinës por kundër racizmit.
Duke marrë shkas nga dhuna policore e 21 Nëntorit ndaj një producenti me origjinë afrikane, mijëra mbështetës të së majtës radikale protestuan kundër nismës për ligjin e ri të sigurisë të ndërmarrë nga presidenti Macron, që sipas kundërshtarëve do të kufizojë lirinë e shprehjes në media.