Diçka nga brenda ma thyen heshtjen
Shpesh me vend e rrallë pa vend.
Po me djeg si meduza prek ndërgjegjjen
Vallë kjo botë e madhe pse po hesht?
Bota çuditërisht është para kolapsi
Nga një virus qe e krijoi njeriu vetë
Nuk e kërkon askush se i kujt është faji
Për shekullin e 21-një është mëkat i vërtetë.
Thellë në shpirt me gërricin shpezët me kakarisje
Si i agjësonin të gjalla pa gjyq e pa faj.
U hap fjalë-rrufeja se gripi sulmon të reja shtigje
Digjeshin në furra i groposnin si në një varr.
Shpërtheu lajmi si vullkani më vonë.
Se u përhap gripi-tërbimi i shtazëve, i rrallë
Mbyteshin shtazët gropoheshin në gropë
U harrua shpejt e një lajm i ri vjen prapë.
Nuk kuptohet kjo botë e civilizuar
Corona virusi 19 tronditës po bën kerdi
Ku e ka burimin adresën ky ferr i pambaruar
Vetëm në emrin djallit “njeri”.
ÇAMJA JONË
Pullaz e tavan e patëm qiellin
E yllësia dritë hije lëshon.
Fluturojnë engjëjt prekin Universin
Fjala urtake e dashurisë na bashkon.
Do ta gatuajmë bashkë e ta tjerrim kujtesën
Mëkatet t’i groposim
Në moçalin e patave
në batak t’i zhdukim harresën.
S’e dua padijen e kryeneçësisë së shekullit plak.
Çuditërisht në stinën e zogjve
Zogjtë nuk cicëruan në pranverë mbi dritare
Bulkthi kishte zënë pusi
E heshtja e shurdhëroi sheshin, e mira çame
Diçka më rrëshqiti mollëzave në faqe.
Akullnaja e ngrohtë shkrihet në shpirtin qelibar.
Për ty po dënes, o çamja ime verdhake
Shekulli po ikën e unë të vij nga pas.
Po flej e zgjohem unë, biri yt te pragu.
Ne Paramithi gjumin e bëj jak.
O do të vij,
o do të vij të kulla e te oxhaku
Unë nuk jam bonjak i lindur në Sokak
PSE
Askush nuk e pranon fajin
As mëkatin.
Edhe pse me dashje a pa dashje vjen.
Gjatë rrugëtimit brumin jetës ja merr
Ti përkund
djepin e vetmisë që sikut të çmend.
Monopatin
ia mbylle vetes me mëri
Thirrjet biblike ishin për ty zhurmë e mbërthyer.
Zgërdhiheshe nga mëria me neveri..
Si pasqyra me qelqin e thyer.
Ditët e shtëngatave vijnë e ikin
Të sjellin
muzgun e zemrës me urrejtjen farmak
Si ti feksin ëndërrat e trishtuara
Kur ecën vetmia mbi kënetën moçal?
Universi e feks terr nate dhe dritën në agim.
Kjo botë e krijuar jep e merrr.
Mbi shkumën katran e leshterikë ,
Bota sharmin e mashtrimeve s`ta pëlqen.