Presidenti gjerman, Frank-Walter Steinmeier u shpreh në intervistë ekskluzive për Deutsche Wellen, se duhet të qëndrojmë të bashkuar kundër dhunës brutale dhe motiveve islamiste të saj. Sfida tjetër tha ai është ruajtja e shoqërive tona demokratike të hapura. “Natyrisht mendimet tona janë në radhë të parë tek të afërmit. Atyre u drejtohen të gjitha ngushëllimet tona, por besoj, se tani momenti është t’i dalim ballë një akti të tillë të dhunës brutale dhe motiveve islamiste pas saj. Para së gjithash ne në shoqëritë tona, në shoqëritë tona demokratike nuk duhet të futemi në një kurs, që e kthen urrejtjen dhe përjashtimin në bazë të veprimit shtetëror. Pranueshmëria, respekti për njëri-tjetrin bën pjesë po ashtu në shoqëritë tona. Njëra sfidë është të përballemi me akte të tilla të dhunës brutale, të motiveve islamiste, të përpiqemi të ruajmë shoqëritë tona të hapura është sfida tjetër.
Atentatori i Nicës, 21 vjeçari tunizian që vrau tre vetë me thikë në qytetin francez, Nisë ishte i panjohur për autoritetet. Prokurori francez i ngarkuar për terrorizmin, Jean-Francois Ricard kritikoi median: Shtypi publikoi identitetin e terroristit që mbasditen e së enjtes, atentatorit që bëhet përgjegjës për vrasjet në kishë, të dy grave dhe një punonjësi të kishës në bazilikën Notre Dame në Nisë. Identifikimi i parakohshëm vështirëson punën e policisë, që kërkon bashkëpunëtorë të autorit dhe do të zbardhë rastin, u shpreh Ricard u zemëruar.
Vrasësi erdhi si refugjat
I dyshuari për vrasjen, Brahim A, ndodhet i plagosur rëndë në spital. Policia tuniziane ka hapur hetimet ndaj familjes së Brahim A. që jeton në Sfax, një zonë 130 km nga ishulli Lampeduza. A. nuk është i njohur për autoritetet e antiterrorit si në Francë edhe në Tunizi.
Brahim A. është larguar më 14 shtator nga Tunizia, ai erdhi përmes Lampeduzës në Itali, ku ka hyrë më 27 shtator. Autoritetet italiane, sipas një praktike të zakonshme e lanë pas pak ditësh të lirë, kështu që ai përmes Barit hyri në Francë. Autoritetet franceze përpiqen të rikonstruktojnë itinerarin e tij. I vetmi dokument i gjetur tek Brahim A. është një kartë identieti e autorizuar nga Kryqi i Kuq Ndërkombëtar. Nëse emri dhe identiteti i personit janë të konfirmuar me këtë kartë nuk dihet.
Viktimat të rastësishme
Atentatori pak para orës 7 kishte arritur në stacionin e trenit në Nicë dhe kishte pritur një kohë të caktuar. Në 08:30 ai hyn në katedralen e Notre Dame, ku ai i preu gurmazin një 60-vjeçareje. Edhe punonjësit të kishës. Një 44 vjeçare me lëndime të rënda mundi të shkojë në një spital, por ndërroi jetë pas pak minutash. Policia e alarmuar erdhi brenda pak minutash në kishë dhe e mposhti atentatorin. Brahim A. kishte tre thika me vete. Vrasjet shihen si terror islamist, pasi tuniziani në momentin e hyrjes së policisë në kishë ka thirrur “Allahu akbar”. “Ky është atentati i tretë në Francë brenda një muaji”, tha prokurori Ricard dhe tregon se terrorizmi është aktiv në Francë. Arsyeja për sulmin ndaj viktimave është se të tre ndodheshin në kishë.
Atentati e ka tronditur Francën sërish. Para dy javësh u vra mësuesi Samuel Paty, sepse në orën e mësimit kishte treguar karikaturat e Mohamedit për të diskutuar mbi lirinë e mendimit. Presidenti, Emannuel Macron në Nisë deklaroi se “e gjithë Franca është sulmuar”. Nëse ky vend sulmohet, kjo për shkak të vlerave të tij dhe të drejtës së lirisë së mendimit. “Ne nuk do të tërhiqemi.” Macron bëri të ditur, se do të mbrohen më mirë kishat dhe shkollat. Deri në 7000 ushtarë do të angazhohen për këtë. Të premten kabineti qeveritar francez debaton për masa të reja. Kryeministri Jean Castex pas atentatit në Nicë shpalli shkallën më të lartë të rrezikimit nga terrori në vend.